ME PAJISJET E REJA INOVATIVE VODNO ËSHTË E MBROJTUR NGA ZJARRET 20.8.2021

Zjarrfikësit e Shkupit të shoqëruar nga ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” sot kryen një ushtrim demonstrues për fikjen e zjarrit në pyll me ndihmën e pajisjeve speciale për fikjen e këtij lloji zjarri.

Pajisjet përbëhen nga dy traktorë pyjesh (me katër rrota), pompa uji dore për shuarjen e zjarreve, pompa uji me motor, vegla shumëqëllimore për shuarjen e zjarrit, dron me kamera termale dhe shara elektrike. Në lokacionin e zgjedhur në majën e Vodnos njësitë e Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit dhe NP “Parqe dhe Gjelbërim” demonstruan se si shuhet pylli me vegjetacion të ulët me ndihmën e pajisjeve speciale dhe aditivit special me të cilin për një kohë të shkurtër kufizohet përhapja e zjarrit dhe i njëjti shuhet.

- Gjendemi në shpatet e Vodnos sonë me qëllim që Qyteti i Shkupit të demonstrojë një pjesë të pajisjeve të reja që përdoren nga Brigada Zjarrfikëse dhe personat përgjegjës të NP “Parqe dhe Gjelbërim” për mirëmbajtjen e Vodnos, të cilat janë efikase gjatë shuarjes së zjarreve eventuale në pyje. Një pjesë të këtyre pajisjeve Brigada Zjarrfikëse i përdori edhe gjatë ndërhyrjeve që kishte në mbarë vendin në kulmin e zjarreve të mëdha në pyje dhe pikërisht efikasiteti të cilin kishit mundësi ta shikoni kontribuoi që këto zjarre të mos përhapen – tha sot kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Është e rëndësishme të theksohet se për shuarjen e zjarreve BMKZ-ja tani e tutje  do të përdorë edhe aditiv special inovativ për shuarjen e zjarreve në ambiente të hapura, të prodhuar nga kompania maqedonase BD Production, e cila prodhoi këtë prodhim inovativ me përkrahjen e Fondit për Zhvillim Inovativ dhe Teknologjik e më pas e dhuroi për nevojat e Brigadës Zjarrfikëse. Bëhet fjalë për aditiv i cili përzihet me ujin për shuarjen e zjarreve dhe ka aftësi unike për të rritur viskozitetin dhe ngjitshmërinë e ujit i cili mbetet në vegjetacion, gjë që e bën procesin e shuarjes dhe kontrollit të zjarreve në pyje shumë efikas.

Shilegov u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë ndalimin e lëvizjes në zonat pyjore që u vendos gjatë këtyre muajve të nxehtë  të verës, për të mbrojtur nga zjarret zonat e mbrojtura Vodno dhe Matka.

- Në periudhën nga 26.07 deri më 16.08 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kishte 106 zjarrfikës, kurse në territorin e Qytetit të Shkupit në periudhën nga 1 deri më 15 gusht kishte 129 zjarrfikës. Kjo do të thotë se në territorin e Qytetit të Shkupit kishte më shumë ndërhyrje, nga të cilat 90 janë ambiente të hapura, por asnjë prej tyre nuk ishte jashtë kontrollit, dhe nuk kërkuam ndihmë nga jashtë. Ndërhymë kudo ku kishim mundësi për të ndërhyrë dhe kudo ku u kërkua ndihmë prej nesh, nga zjarri në Staro Nagoriçane më 2 gusht deri te zjarri i fundit në Pehçevë dhe Delçevë. Ka institucione të cilat do të thonë nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo, por nga eksperienca jonë shikohet se shkaktar është faktori njeri – sqaroi sot Komandanti i Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Vladimir Simonovski.

Pajisjet për ballafaqimin me zjarret eventuale në pyje në territorin e brezit malor nga Vodno deri në Matka janë prokuruar në suazat e projektit „Përmirësimi i menaxhimit me zonat e mbrojtura“, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian, dhe realizohet nga UNDP-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.