
PARADË ME BIÇIKLETA NË RRUGËT E SHKUPIT, SHILEGOVI NË MESIN E PJESËMARRËSVE 20.9.2019
Qindra qytetarë me biçikleta dhe trotineta elektrike sot morën pjesë në paradën e njohur me biçikleta në rrugët e Shkupit që tradicionalisht organizohet si pjesë e Javës Evropiane të lëvizshmërisë 2019. Në paradë që filloi nga parku “Ibn Pajko” mori pjesë edhe kryetari Shilegov. Çiklistët lëvizën në rrugët e qendrës së qytetit, deri te caku në Parkun e Qytetit, te Guaca dhe dërguan mesazhin për përfitimet e përdorimit të llojeve alternative të transportit.
- Më gëzon fakti që parada tradicionale e biçikletave çdo vit ka gjithnjë e më shumë pjesëmarrës, mbështetja po rritet dhe shkupjanet gjithnjë e më shumë janë në biçikletë. Në kuadër të Javës Evropiane të lëvizshmërisë, dje mbyllëm plotësisht qendrën e qytetit për trafik, dhe sot me këtë ngjarje tregojmë se si mund të lëvizim përgjatë rrugëve kryesore në mënyrë alternative. Duke përdorur mënyra alternative të transportit zvogëlojmë bllokimin e trafikut, e zvogëlojmë problemin e hapësirës për parkim dhe kujdesemi për ajër më të pastër dhe mjedis jetësor më të pastër. Në dy vitet e kaluara kemi investuar seriozisht në zhvillimin e infrastrukturës çikliste me qëllim që të stimulojmë këtë mënyrë transporti dhe t'u mundësojmë qytetarëve që më lehtë të arrijnë nga një pikë në tjetrën - tha kryetari Shilegov në cakun e paradës në Parkun e Qytetit.
Pjesëmarrësit në paradën e sotme patën mundësinë të marrin pjesë në lotari dhe të fitojnë biçikleta.
Parada e sotme e biçikletave dhe e këmbësorëve në rrugët e Shkupit është pjesë e aktiviteteve të ditës së pestë të Javës Evropiane të lëvizshmërisë 2019, që organizohet nën moton "Ec me ne". Partner i Qytetit të Shkupit në realizimin e këtij projekti është Shoqata e Qytetarëve "Qendra e gjelbër maqedonase", ndërsa pjesë në organizimin e aktiviteteve të shumta do të marrin pjesë dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian, Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, disa komuna të Shkupit, shkollat të mesme dhe qendrat për kulturë të Qytetit të Shkupit, GIZ, Kryqi i Kuq, MPB, NTP, Këshilli republikan për sigurinë në trafik, Federata e çiklisteve në Maqedoni, Titan, si dhe disa shoqata qytetare, në mesin e të cilave: I pari në majë, Eko Svest, EKO Logik, Go green, Smart Ap, Elektromobiliteti dhe të tjerë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK