Filloi rikonstruksioni i rrugës “Pero Nakov” 20.9.2022

“Sot inspektuam fillimin e punimeve ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës “Pero Nakov” në komunën Gazi Baba. Pas disa dekadash neglizhence, sot fillojmë me rikonstruksionin e rrugës” Pero Nakov”, këtu në komunën e Gazi Babës. Afati për realizimin e këtij projekti është katër muaj, ndërsa Qyteti i Shkupit është investitor i plotë me 47 milionë denarë.
Kërkesën për rindërtimin e kësaj rruge, si problem shumëvjeçar, e theksuan qytetarët e Shkupit që jetojnë në këtë pjesë të qytetit. Me këtë projekt zgjidhen vështirësitë e përditshme në komunikacionin rrugor të mbi 10.000 qytetarëve nga bashkësitë lokale në “Kiril Petrushevski”, “Triangla” dhe Maxhari 1. Përveç zëvendësimit të asfaltit, po rikonstruktohen edhe bordurat, do të vendoset gjelbërimi i ri dhe do të rinovohen edhe stacionet e autobusit”- tha kryetarja Arsovska.