Qyteti i Shkupit i bashkohet iniciativës për festimin e Ditës Botërore të Fëmijëve – 20-Nëntori 20.11.2021

Qyteti i Shkupit i bashkohet iniciativës për festimin e Ditës Botërore të Fëmijëve - 20 Nëntorit dhe me ftesë të UNICEF-it do t'i "ngjyrosë" me blu rrjetet e tij sociale Facebook, Twitter dhe Instagram. Në këto rrjete do të shpërndahen postera me mesazhe për një fëmijëri më të lumtur #PërÇdoFëmijë.

Me rastin e miratimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, çdo vit më 20-Nëntor festohet Dita Botërore e Fëmijëve, një ditë e mbushur me aktivitete të zhvilluara nga fëmijët, për fëmijët.

Vitet e kaluara, në shenjë mbështetjeje, objektet publike dhe monumentet e qytetit ishin të ndriçuara me ngjyrë blu, por këtë vit për shkak të krizës aktuale energjetike kjo fushatë sipas udhëzimeve të UNICEF-it do të zbatohet online, në rrjetet sociale.

Këtë vit, theksi i aktiviteteve me rastin e Ditës Botërore të Fëmijës është vënë tek idetë për zgjidhjet e sfidave më të mëdha që prekin jetën dhe të ardhmen e tyre, të lidhura me tri tema prioritare: arsim cilësor, mjedis dhe cilësi e jetës.