SHILEGOV: IA KTHYEM DRISLLËN QYTETIT TË SHKUPIT 20.1.2020

Kryetari Shilegov në konferencën e sotme për media tha se pas dy vitesh luftë të vështirë, por në të njëjtën kohë të ndershme dhe parimore, deponia "Drislla" është kthyer në sistemin e Qytetit të Shkupit.

- Me këtë vendim nga Regjistri qendror sot përfundon edhe zyrtarisht aventura nëntë vjeçare e VMRO-DPMNE-së me të cilën ky kapacitet i fuqishëm i qytetit iu pat dhënë në përdorim partnerëve të ashtuquajtur partner te qytetit. Në periudhën që vjen, Qyteti i Shkupit dhe unë si Kryetar i Juaj do të jemi përgjegjës për funksionimin e duhur të deponisë “Drisla”. Janë krijuar kushte që gjatë ditës së nesërme ta shkarkojnë drejtorin aktual të “Drislla” dhe të emërojmë drejtor të ri -ushtrues detyre, dhe pas seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit që është caktuar për 29 janar, të zgjidhet këshilli drejtues dhe mbikëqyrës i kësaj ndërmarrje publike për menaxhimin me mbeturinat komunale - tha Shilegov.

Ai shtoi se pas përfundimit të kësaj procedure do të i thërret të gjitha institucionet përkatëse dhe shoqatat qytetare të interesuara dhe asociacionet, të gjithë qytetarët e interesuar, të ndihmojnë që bashkërisht të bëhet analiza e punës së deritanishme të deponisë dhe së bashku ta vërtetojnë gjendjen faktike në këtë kapacitet tani të qytetit .

- Po e përsëris, Qyteti i Shkupit dhe unë personalisht si Kryetar jemi garantues i rregullshmërisë të punës së ardhshme të "Drislla". Më vjen keq që për shkak të jo kompetencës dhe mosdijes bazike të demonstruar nga garnitura e mëparshme qeverisëse, kemi humbur në mënyrë të pakthyeshme 9 vjet. Në periudhën e ardhshme gjëja e parë që do te i kushtojmë kujdes do të jetë "Drislla" me qëllim që ajo të bëhet deponia e parë sanitare që do të aplikojë teknologji moderne për menaxhimin me mbeturinat dhe potenciali i saj i plotë ekonomik do të vihet vetëm në shërbim të qytetarëve - theksoi Shilegov në konferencën e sotme për media.