Qyteti i Shkupit me iniciativë të KSHPK-së depozitoi kallëzim penal për organizimin e pritjes së Vitit të Ri 2020 20.1.2022

Qyteti i Shkupit, me iniciativë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka depozituar kallëzim penal për të përcaktuar përgjegjësinë për shkak të moszbatimit të dispozitave të Ligjit për Prokurime Publike gjatë shpalljes së Thirrjes publike për zgjedhjen e bashkorganizatorit të aktiviteteve për „Pritja e Vitit të Ri 2020“ pranë Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër u.d. drejtor i mëparshëm i IP QRK, Ruse Arsov.

- Ruse Arsov nga Shkupi në cilësinë e u.d. drejtor i IP QRK-Shkup më 14.12.2019 ka shpallur thirrje publike për zgjedhjen e bashkorganizatorit të aktiviteteve për „Pritja e Vitit të Ri 2020“ ndërsa kriteret për zgjedhjen e ofertës më të volitshme me pikë të përcaktuara nga institucioni publik janë sjellë më 18.12.2019, pra pas shpalljes së thirrjes publike, dhe të njëjtat nuk janë pjesë përbërëse e thirrjes publike. Për shkak të mos shpalljes së këtyre kritereve, pjesëmarrësit potencialë në thirrjen publike nuk janë informuar në ç’mënyrë do të kryhet ndarja e pikëve dhe përzgjedhja e ofertës më të volitshme. Në thirrjen publike ka aplikuar një subjekt i vetëm juridik, përkatësisht Shoqata Drejtoria e Artit dhe Kulturës nga Shkupi, gjatë së cilës më datë 19.12.2019 Komisioni për përzgjedhjen e bashkorganizatorit i cili do të organizojë propozim-programin e aktiviteteve për „Pritja e Vitit të Ri 2020“ në përputhje me Procesverbalin e mbajtur në mbledhjen e komisionit, ka konstatuar se aplikuesi Shoqata Drejtoria e Artit dhe Kulturës nga Shkupi i plotëson kushtet e parashikuara në konkurs, ku në procesverbal nuk është kryer ndarja e pikëve në veçanti, përkatësisht nuk është shënuar sa pikë ndahen për secilin kriter, por pikët janë ndarë në mënyrë përmbledhëse për kriteret nga të dyja pjesët dhe nga 60 pikët e mundshme të përcaktuara për kriterin – cilësia e projektit, pjesëmarrësit i janë dhënë 50 pikë ku nuk mund të përcaktohet nga sa pikë kanë marrë për çdo zë të këtij kriteri – informoi në konferencën për mediet Danijel Apostoloski, këshilltar për marrëdhëniet me publikun në Qytetin e Shkupit.   

Sipas Apostoloskit, në procedurën e mëtejshme Arsov si u.d. drejtor i IP QRK më 20.12.2019 ka lidhur kontratë me Shoqatën Drejtoria e Artit dhe Kulturës nga Shkupi, gjë me të cilën ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurime Publike dhe ka mundësuar që eventi të organizohet jashtë rregullativës ligjore të përcaktuar.   

- Theksojmë se pikërisht në lidhje me këtë procedurë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është kërkuar nga Qyteti i Shkupit që të kryhet auditim në lidhje me realizimin e dispozitave të kontratës së lidhur ndërmjet Qytetit të Shkupit  dhe QRK-ja, duke pasur parasysh se KSHPK-ja ka vepruar  pas kallëzimit penal dhe ka formuar lëndë për shqyrtimin e të gjitha pretendimeve. Pas shqyrtimit të të gjitha pretendimeve dhe informacioneve të mara nga KSHPK-ja nga shumë institucione, siç janë Byroja për Prokurime Publike, Drejtoria e të Ardhurave Publike, etj., është konstatuar se u.d. drejtor i IP QRK, Ruse Arsov, nuk ka zbatuar dispozitat e Ligjit për Prokurime Publike gjatë shpalljes së thirrjes publike për zgjedhjen e bashkorganizatorit të aktiviteteve për „Pritja e Vitit të Ri 2020“, dhe ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, për shkak të së cilës edhe depozituam kallëzim penal për përcaktimin e përgjegjësisë penale – shtoi Apostoloski.