
Përmes bashkëpunimit ndërkomunal do të asfaltohen rrugët në disa vendbanime në Komunën e Gjorçe Petrovit 20.4.2022
Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme diskutoi dhe miratoi vendimin për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Komunën e Gjorçe Petrovit për asfaltimin e disa rrugëve në disa vendbanime në komunën e Gjorçe Petrovit.
Me këtë vendim parashikohet që Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Gjorçe Petrovit të vendosin bashkëpunim për asfaltimin e disa rrugëve në pesë vendbanime, përkatësisht në Vollkovë, Kisella Jabuka, Dame Gruev, Novo Sellë dhe Stopanski Dvor. Ky vendim parashikon asfaltimin e këtyre rrugëve:
-Në fshatin Vollkovë do të asfaltohen 12 rrugë, gjegjësisht rr. 83, rr.100 krahu i djathtë (para rr. 83), rr. 73, rr. 74 dhe rr. 78, rr. 80 - Przhina, rr. 81 (krahu 1; 2 dhe 3 majtas), rr. 81 (krahu 4 djathtas); - Në vendbanimin Kisella Jabuka do të asfaltohen 7 rrugë, gjegjësisht rr. 4, rr. 6, krahët rrugëve 46 dhe 46a dhe rr. 68, rr. 10 (12), rr. 34; - Në vendbanimin Damë Gruev do të asfaltohet rr. "Anton Keçkarov" (drejt kazermës në të majtë); - Në Novosellë do të asfaltohen 3 rrugë, gjegjësisht rruga para shkollës fillore “Tihomir Miloshevski” (krahu i djathtë dhe i majtë), si dhe rrugëte 2 dhe 4; - në vendbanimin Stopanski Dvor do të asfaltohet rruga 52 (krahët e rrugëve në të djathtë) do të asfaltohet.
Vlera e parashikuar e këtij projekti është rreth 26 milionë denarë. Për realizimin e projektit, Qyteti i Shkupit do të ndajë mjete në vlerë prej 25 milionë denarë, ndërsa Komuna e Gjorçe Petrovit do të marrë pjesë me një milion denarë dhe me përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe zgjidhjen e marrëdhënieve eventuale pronësore juridike.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK