Qyteti i Shkupit do të financojë rikonstruksionin e plotë të rrugës “Skoevska” në komunën e Butelit 20.4.2022

 Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme diskutoi dhe miratoi vendi min me të cilin Qyteti i Shkupit të realizojë projektin e madh infrastrukturor për rikonstruksion e plotë të rrugës Skoevska në Radishani, Komuna e Butelit. Projekti do të realizohet përmes bashkëpunimit ndërkomunal në mes të Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Butelit dhe parasheh rindërtim të plotë të kësaj rruge.

Rruga Skoevska është një nga rrugët më të mëdha në vendbanimin Radishani paralele me rrugën magjistrale “Radishanska” dhe është e gjatë rreth 500 metra. Vlera e parashikuar e këtij projekti është rreth 24 milionë denarë dhe mjetet do të sigurohen nga buxheti i Qytetit të Shkupit, ndërsa Komuna e Butelit do të marrë pjesë në projekt me përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe zgjidhjen e të drejtave eventuale pronësore.