SHILEGOV: JU JENI KRENARIA DHE GARANCIA JONË PËR JETË TË SIGURT 20.5.2020

Në stacionin e zjarrfikës në Autokomandë u shënua 20 Maji - Dita e Zjarrfikësve. Komandanti i Brigadës zjarrfikëse  të Qytetit të Shkupit, Vladimir Simonovski, i paraqiti raport kryetarit Shilegov.

Shilegov, në emër të tij dhe në emër të bashkëqytetarëve tanë, ua uroi zjarrfikësve Ditën e Zjarrfikësve dhe i falënderoi për përkushtimin dhe sakrificën e tyre në kryerjen e profesionit të tyre fisnik.

- Qyteti i Shkupit në vazhdimësi investon në pajisjen dhe modernizimin e Brigadës zjarrfikëse. Vitin e kaluar kemi siguruar aparate të reja për frymëmarrje izoluese, uniforma dhe këpucë që plotësojnë të gjitha standardet e sigurisë, si dhe janë rinovuar pajisjet zjarrfikëse. Është zëvendësuar centralja telefonike analoge e vjetër 35 vjet me të re moderne digjitale - tha Shilegov.

Ai shtoi se gjatë këtij viti pritet që të arrijë edhe shkalla e re zjarrfikëse që është blerë, dhe gjithashtu është planifikuar edhe prokurimi i 3 automjeteve të reja zjarrfikëse.

- Këto janë vetëm disa nga nevojat e Brigadës zjarrfikëse. E dimë që Brigada Zjarrfikëse ka nevojë për pajisje të reja dhe moderne në përputhje me standardet evropiane dhe për këtë arsye ne vazhdimisht po investojmë në të. Brigada zjarrfikëse është më e pasur se vitin e kaluar për 29 zjarrfikës të rinj, dhe po punojmë për të siguruar punësime të reja në Brigadën zjarrfikëse edhe këtë vit, megjithëse ky proces për shkak të zgjedhjeve dhe epidemisë së koronavirusit është më i ngadalshëm. Me të gjitha këto hapa, ne po rrisim kapacitetin e brigadës, dhe njëkohësisht po i afrohemi përmbushjes së standardeve evropiane sipas të cilave proporcioni duhet të jetë një zjarrfikës për 1500 banorë. Në këtë drejtim, dua të theksoj se me çdo investim në pajisje teknike dhe kapacitetet njerëzore të brigadës zjarrfikëse po punojmë në krijimin e kushteve për siguri më të madhe të qytetarëve - tha Shilegov.

Po ashtu, Shilegov theksoi se mbrojtja nga zjarret dhe siguria e qytetarëve është e rëndësisë vitale për Shkupin tonë dhe se çdo jetë e shpëtuar e bashkëqytetarit tonë është e paçmueshme, por pa zjarrfikësit ky mision humanitar do të ishte i pamundur.

- Sikurse deri më tash, edhe këtë vit do t'ju dëshirojë më pak zjarre dhe shumë jetë të shpëtuara. Ju jeni heronjtë e qytetit, krenaria dhe garancia  për jetën tonë të sigurt. Vazhdoni në këtë drejtim, për Shkupin tonë, për të gjithë ne - tha kryetari Shilegov.