U HAP DHOMA SENZORIKE PËR FËMIJËT ME ZHVILLIM ATIPIK NË KOPSHTIN NË RADISHAN 20.5.2020

Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Butelit kanë adaptuar dhe pajisur një dhomë senzorike për fëmijët me zhvillim atipik në kopshtin "11 Tetor", njësia punuese  "Tashko Karaxha" në Radishan.

Në hapjen e kësaj dhome senzorike morën pjesë kryetari Petre Shilegov, kryetari i komunës së Butelit, Velimir Smilevski dhe Sanela Shkrijelj, zëvendës ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

-Me investim të përbashkët prej rreth 1.5 milion denarë, e kemi pajisur dhomën më të mirë senzorike deri më tani, e cila do t'u mundësojë fëmijëve me zhvillim atipik respektivisht vonesa zhvillimore që t'i tejkalojnë sa më lehtë vështirësitë. Përvojat tregojnë se ky lloj ndërveprimi ndihmon shumë në zhvillimin e këtyre fëmijëve. Duke e pas parasysh se ekziston një numër i madh i fëmijëve me vonesa zhvillimore në moshën parashkollore dhe se kjo është periudha kur ne mund të kontribuojmë sa më shumë në zhvillimin e tyre, kjo në fakt është edhe arsyeja pse ne investojmë në përmbajtje të këtilla që deri tani nuk ka pasur në kopshte. Në dy e gjysmë vitet e fundit, Qyteti i Shkupit ka investuar seriozisht në këto lloj aktivitetesh edhe në staf me qëllim për t'u mundësuar sa më shumë bashkëqytetarëve tanë të thjeshtojnë jetën e tyre. Nuk do të ndalemi këtu, tani biseduam edhe për pajisjen e kopshtit, për një pjesë të oborrit të kopshtit, i cili me siguri do të jetë kopshti i parë senzorik i hapur në vendin tonë - tha sot kryetari Petre Shilegov.

-Kjo dhomë senzorike është e destinuar për fëmijët me zhvillim atipik, respektivisht me vonesa të zhvillimit dhe pritet të shfrytëzohet nga fëmijët deri në moshën 6 vjeçe, si mbështetje e domosdoshme në ndërhyrjen e hershme te nevojat specifike zhvillimore. Në fillim, do të pranohen fëmijët nga kopshti i fëmijëve "11 Tetori" dhe me ta do të punojë stafi ekzistues profesional, ndërsa me rritjen e numrit të profesionistëve, do të zgjerohet qarku i fëmijëve.

Hapësira senzorike e sapohapur ka sipërfaqe prej 64 metra katrorë dhe përbëhet nga dy pjesë - një pjesë për edukim dhe një pjesë për të luajtur. Hapësira ka një tualet të veçantë që është përshtatur për personat me aftësi të kufizuara fizike.

Shilegovi rikujtoi se rreth tre muaj më parë Qyteti i Shkupit mbështeti hapjen e Qendrës për ndërhyrjes të hershëm dhe mbështetje për familjet në Komunën Qendër, përmes Unionit të Edukatorëve Specialë dhe Rehabilitatorëve, të cilat gjithashtu ofrojnë mbështetje të specializuar për fëmijët deri në 6 vjet dhe shërbime që stimulojnë zhvillimin e fëmijëve, përmes realizimit të aktiviteteve për zhvillimin e shkathtësive, aftësive dhe kompetencave dhe krijimin e një mjedisi stimulues në të cilin ata do të ndjehen të sigurt.