LËSHOHET NË PËRDORIM PARKINGU I RI NË QENDRËN KLINIKE 20.5.2020

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot bënë një turne në kampusin klinik "Nënë Tereza" dhe inspektuan disa nga shume aktivitetet ndërtimore të realizuara në periudhën e kaluar.

- Tashmë janë të dukshme ndryshimet që janë bërë në mënyrë infrastrukturore këtu, përveç hyrjes speciale për automjetet e ndihmës së shpejtë, është bërë edhe një hyrje e re në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, janë duke u zgjeruar hyrjet në Klinikën e Stomatologjisë dhe tashmë jemi duke punuar për zgjerimin e rrugës Beogradska, sipër Qendrës Klinike. Nga Kardiologjia, planifikojmë të hapim hyrje të katërt, që do të lehtësojë plotësisht hyrjen dhe daljen nga Qendra Klinike, në mënyrë që të mos shkaktojë kaosin në Vodnjanska, por edhe në vet hyrjen në Qendrën Është e rëndësishme për mua të theksoj se Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me ministrin e shëndetësisë, këtu dua të falënderoj njerëzit fisnikë dhe të përkushtuar nga këto dy institucione që kanë qenë këtu për dy muaj, së bashku kemi përpiluar një projekt që do të mundësojë tre lloje të trafikut nëpër kampusin e Qendrës Klinike, respektivisht trafikun spitalor, për këmbësorët dhe automobilistik. Që do të thotë se nuk do të na ndodhë që për shkak të trotuarit të mos mund të kalojë karroca spitalore ose shtrati spitalor, po punojmë që gjithçka të jetë plotësisht në përputhje me standardet moderne - tha Shilegov.

Ai shtoi se janë rikonstruktuar të dy parkingjet ekzistues në klinikat për kirurgji dhe gjinekologji, përkatësisht  6.000 metra katrorë janë zgjeruar në rreth 20.000 metra katror dhe do të mundësojnë funksionimin cilësor të këtij kampusi deri në ndërtimin e një qendre të re klinike.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi se ky është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që do të ndryshojë plotësisht pamjen dhe do të lehtësojë funksionimin e Qendrës Klinike.