FESTIVALI I PARË NDËRKOMBËTAR I KREATIVITETIT FËMIJËROR – TRAMBOLINA 20.8.2020

Të premten më (21.08.2020) në orën 19:00, te Guaca në Parkun e Qytetit është planifikuar hapja solemne e festivalit të parë Ndërkombëtar i Kreativitetit Fëmijëror– Trambolina.

Festivali, i cili organizohet nga Qendra Kulturore për Fëmijë "Karposh", është festivali i pare i këti lloji në vendin tonë, i cili përmes punëtorive edukative dhe kreative ka për qëllim të zhvillojë kreativitetin dhe kuriozitetin te fëmijët.  

Në hapjen në Parkun e Qytetit, fëmijët do të kenë mundësinë të kërkojnë thesarin e humbur, përveç kësaj do të ketë edhe aktivitete të tjera - duke bërë figura nga balona, balerina, kënde për t'u ngjyrosur dhe duke bërë dekorime kreative, eksperimente dhe këngë të kënduara nga alfabeti  ZOO, kurse publiku do të argëtohet nga fëmijët e korit "Zëri i fëmijëve të Shkupit" me këngët e tyre.

Aktivitetet e ndryshme të festivalit do të zhvillohen në më shumë lokacione në qytet, një pjesë në ambient të hapur, dhe një pjesë në institucione publike, ku fëmijët do të zhvillojnë kreativitetin e tyre në më shumë fusha - artet e bukura, muzikë, film, letërsi, shkenca natyrore dhe arkeologjike. Aktivitetet e festivalit do të realizohen në QKF Karposh, Muzeun e Artit Bashkëkohor, si dhe në parkun "Ibni Pajko" dhe në pllatonë përpara Muzeut Arkeologjik.  

Hapja dhe të gjitha aktivitetet e mëtutjeshme të organizuara në kuadër të festivalit ndërkombëtar të kreativitetit fëmijëror - Trampolina do të organizohen në përputhje me protokollet për mbrojtje nga Covid 19.