FILLOI DEPËRTIMI I RRUGËS SË SHUMËPRITUR ESENINOVA 20.8.2020

Ekipet e Qytetit të Shkupit sot filluan punimet ndërtimore  për depërtimin dhe ndërtimin e rrugës Eseninova, e cila do të lidhë bulevardet Boris Trajkovski dhe Brigada e Tretë Maqedonase.

- Me këtë korridor do të zvogëlohet presionin në kryqëzimin në "Kombinati i duhanit" sepse lidhja direkte me panairin e Shkupit për qytetarët do të thotë udhëtim shumë më i shpejtë dhe i shkurtuar për më shumë se dhjetë minuta kohë që ishte e nevojshme më parë, dhe do të zvogëlojë bllokimin e trafikut. Me këtë, ne do të ndikojmë në përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit - tha sot kryetari Petre Shilegov, në fillim të punimeve ndërtimore në rrugën Eseninova.

 Rruga e re e sapondërtuar Eseninova do të jetë e gjatë 730 metra, do të ketë dy korsi (një në secilin drejtim) dhe trotuare nga të dy anët. Është planifikuar të instalohet ndriçimin rrugor me 20 shtylla, rrjeti i ri i ujësjellësit dhe kanalizimit dhe të zhvendosen rezervuaret dhe puset ekzistuese që ndodhen në atë vend. Vlera e kontratës është rreth 71,000,000 denarë duke përfshirë TVSH-në, dhe afati i fundit për realizim është 22 muaj.

Me ndërtimin e rrugës Eseninova, do të shkarkojmë trafikin në këtë pjesë, do të shkurtojmë qarkullimin rreth " Kombinatin e duhanit", i cili në periudhat e bllokimit më të madh të trafikut zgjat nga 5 deri në 10 minuta. Rruga eseninova ka rëndësi për qytetarët që udhëtojnë nga "Kontinental" në Gazi Babë deri te Rampa dhe Çeshma në Kisella Voda, të cilët duke shmangur ngërçin në "Kombinatin e duhanit", qarkullonin ose nëpër bulevardin Srbia në Aerodrom ose përmes bulevardit Krste Misirkov dhe Koço Racin në Qendër.

Shilegovi njoftoi intensifikimin e ofensivës ndërtimore të qytetit të Shkupit për të cilën fola  në fund të muajit prill – se deri në fund të vitit do të fillojmë me rindërtimin dhe ndërtimin e 16 rrugëve në të gjitha 10 komunat e Shkupit me vlerë 760 milion denarë në vitin aktual dhe vitin e ardhshëm.

- I lus shkupjanët për pak durim. Tashmë ju e dini që kanë ndryshuar mënyra dhe regjimi i punës së Qytetit, do të jemi të shpejtë dhe me cilësi të lartë. Të gjitha punët ndërtimore shkaktojnë pak çrregullime të jetës së përditshme, kështu që kërkoj të respektohen regjimet e reja të trafikut që do të futen në qytet duke filluar nga sot - shtoi Shilegov.

Në fillimin e punimeve ndërtimore në rrugën Eseninova ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Filip Temelkovski, dhe i Komunës qendër Sasha Bogdanoviç.