Interesim i madh i qytetarëve për linjat e kthyera të natës së NTP-së 21.1.2022

Qytetarët treguan interesim të madh për të shfrytëzuar linjat e kthyera të natës së NTP-së, të cilat rreth një muaj më parë u vunë përsëri në funksion. 

Vendosja e linjave të natës është pjesë e ndryshimeve për transport publik më të mirë, dhe është edhe pjesë e programit të menaxhmentit të NTP-së dhe Qytetit të Shkupit, ku kryetarja Arsovska premtoi se do ta realizojë këtë në 82 ditët e para të mandatit të saj. 

Me realizimin e këtij projekti për shkupjanët sigurohet transport publik edhe gjatë orëve të natës, që u hoq si opsion nga menaxhmenti i kaluar i Qytetit të Shkupit para dy vitesh.

Bëhet fjalë për 9 linja autobusi të cilat qarkullojnë sipas orarit në ditë pune, dhe atë linjat me numër 2, 5, 7, 22, 24, 41, 50, 57 dhe 65V, përderisa gjatë fundjavës dhe festave shtetërore punojnë gjithsej 11 linja nate 2, 5, 7, 22, 24, 41, 50, 57, 61, 63 dhe 65V.

Të gjitha hollësitë për orarin e autobusëve dhe itinerarin janë në dispozicion në ueb faqen e NTP-Shkup (http://www.jsp.com.mk/PlanskiVozenRed.aspx).