REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË BULEVARDIN KRSTE MISIRKOV 21.8.2019

 

Qyteti i Shkupit informon se nesër 22.08.2019 (e enjte) nga ora 8:30 deri më 23.08.2019 (e premte) në ora 8:30, për shkak të aktiviteteve ndërtimore për rikonstruksionin e  bulevardit Krste Misirkov, do të jetë plotësisht i mbyllur për trafik njëri drejtim i bulevardit edhe atë nga kryqëzimi me bulevardin Goce Dellçev deri te  Pallati gjyqësor drejt qarkores Bit- pazar.

Regjimi i përkohshëm i trafikut do të vazhdojë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore në këtë pjesë të qytetit, ndërsa pritet që rikonstruksioni i bulevardit me vendosjen e shtresës përfundimtare të asfaltit në të dy drejtimet, të përfundojë në një periudhë shumë të shkurtër.

 

 

Rikonstruksioni bulevardit Krste Misirkov bëhet në gjatësi prej 1.350 metrash në të dy drejtimet dhe është pjesë e aktiviteteve intensive ndërtimore të Qytetit të Shkupit për përmirësimin e infrastrukturës së trafikut në Shkup.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që ta respektojnë sinjalizimin e vendosur të trafikut dhe t'i përmbahen regjimit të përkohshëm të trafikut. Në të njëjtën kohë, i lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë durim dhe mirëkuptim për shkak të zhvillimit eventual me pengesa të trafikut në këtë pjesë të qytetit.