NJOFTIM PUBLIK 21.12.2023

Qyteti i Shkupit fillon me realizimin e projektit për bulevardin “Kroacia”, i cili u ishte premtuar qytetarëve, por që nuk është realizuar për dekada të tëra. Projekti është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore, pas realizimit të të cilit Shkupi do të ketë një zgjidhje trafiku me karakter të unazës së brendshme rreth bërthamës qendrore dhe që siguron lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt të komunës së Gazi Babës me Çairin dhe Butelin.

Me realizimin e këtij projekti të shumëpritur, në fazën e parë po ndërtohet infrastruktura nëntokësore dhe më pas faza e ndërtimit të nënkalimit në Butel deri në rrethrrotullimin pranë Autokomandës. Me këtë zgjidhje trafiku mbyllet unaza e dytë në Shkup, e cila do të reduktojë ndjeshëm kaosin në  trafikun rrugor.

 - Ndërtimi i bulevardit “Kroacia” dhe ujësjellësit përgjatë trasesë së tij janë projekte kapitale, realizimi i të cilave është i domosdoshëm për zhvillimin e Shkupit. Edhe pse i premtuar me dekada, nuk është bërë asnjë hap për realizimin e tij dhe ky është aktiviteti i parë ndërtimor për realizimin e këtij projekti, i cili krijon edhe parakushte për tejkalimin e sfidave me furnizimin normal me ujë të pijshëm për vendbanimet Çento, Stajkovcë, Singeliq, Inxhikovë dhe Hipodrom - theksoi kryetarja Arsovska.   

       

Ekipe nga Qyteti i Shkupit dhe kryetarja Danela Arsovska sot, në terren morën pjesë në fillimin e aktiviteteve ndërtimore për vendosjen e valvulës gjilpërë në tubacionin me profil F1600, me të cilin do të arrihet rregullimi i qarkullimit të ujit në vendbanimin Hekuranë, por i njëjti do të mundësojë edhe lidhjen e dy tubacioneve kryesore të ujësjellësit, njëri me profil F700 në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” dhe tjetri me profil F1600 përgjatë bulevardit të ri të projektuar “Kroacia”. Ndërtimi i kësaj pjese të rrjetit të ujësjellësit është parakusht për përmirësimin e furnizimit me ujë në të gjithë territorin e komunës së Gazi Babës.