SHILEGOV: NUK DO TË LEJOJMË QË NË BREGUN E LUMIT VARDAT PERSERI TË FORMOHET VENDBANIM DHE DEPONI E EGËR 21.1.2020

Ekipet e Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me kompani me përgjegjësi shoqërore tashmë dy ditë i kanë larguar tërësisht mbetjet nga vendbanimi ilegal nën Kalanë e Shkupit, që filloi të pastrohet në kuadër të aksionit të madh të administratës së qytetit gjatë muajit të kaluar. Kryetari Shilegov sot paralajmëroi inspektime të përforcuara dhe gjoba për pronarët e pronave private, të cilët do të lejojnë të krijohen vendbanime dhe deponi të egra.

- Në këtë vend me dekada të tëra, kishte vendbanim ilegal ku jetonin njerëz të pastrehë, e që ishte mbushur me mbeturina dhe ishte burim i ndotjes së ajrit. Gjatë këtij muaji ne kemi arritur të mos lejojmë në këtë vend përsëri të vendosen personat e pastrehë të cilët ishin të vendosur në kapacitetet e Ministrisë së punës dhe politikës sociale të. Prej ditës së djeshme së bashku me kompanitë e ndërtimit me përgjegjësi shoqërore që bashkëpunojnë me Qytetin e Shkupit, me kërkesën time, filloi pastrimi i tërësishëm në këtë lokacion. Deri më tani, gjatë këtyre dy ditëve kemi grumbulluar mbi 500 metra kub mbeturina. Pres që në dhjetë ditët e ardhshme të përfundojmë pastrimin në këtë terren. Është interesante se ky vend që po pastrojmë në të vërtetë është në pronësi private, dhe e tërë pjesa në anën e majtë të Vardarit, nga hoteli “Aleksandar Pallas” deri te ura “Goce Delçev”, është tokë që më parë ka qenë në pronësi shtetërore, e e cila u është shitur individëve privatë dhe personave juridikë. Kjo është hera e fundit që Qyteti i Shkupit ndërhyri këtu. Sapo të sjellim gjendjen në rend si duhet, do të i obligojmë pronarët për mirëmbajtje dhe do të jemi rigoroz në shqiptimin e gjobave nëse nuk e mirëmbajnë pronën e tyre pastër. Të gjithë pronarët janë të informuar me shkrim dhe unë shfrytëzoj këtë rast që t'i informoj edhe publikisht, që të mos kemi keqkuptime. Me të vërtetë nuk mendoj se duhet të bëjmë kompromis, nëse dikush e ka ble këtë tokë, ai duhet ta mirëmbajë atë dhe të mos lejojë që të ndodhin gjëra të këtilla - tha kryetari Shilegov në konferencën e sotme për media nën Kale.

Ai iu falënderua të gjitha kompanive me përgjegjësi shoqërore të përfshira në këtë aksion pastrimi dhe shprehu besim se pamjet që i kemi parë në të kaluarën nuk do të përsëriten më në këtë qytet.