Reagim në lidhje me konferencën për media të LSDM-së 21.1.2022

Katër vite nuk kishte projekte pozitive për Shkupin nga ana e kryetarit të mëparshëm. Muajt e fundit të mandatit të tij u filluan projekte pa plan, dhe pa realizim përfundimtar. Nuk mund të fillohet projekt i cili nuk mund të përfundohet nga fillimi deri në fund dhe pa parashikuar të gjitha fazat, gjë që nuk ndodh me projektet e lëna nga kryetari i mëparshëm. I njëjti kryetar nuk parashikoi krizën energjetike në muajin gusht dhe në vend që të merrej me probleme serioze prioritet për të ishin nënshkrimi i kontratave për shërbime katering. Po të ishte kryetar i mirë me siguri që qytetarët do t’i jepnin sërish besimin.

Për dy muaj u bënë punë të cilat kanë mbetur pa u përfunduar me vite, për dy muaj u bë një plan për rikonstruksionin e plotë të 10 rrugëve në Shkup të cilat nuk janë rikonstruktuar vite me radhë. Për këta dy muaj u pastruan mbi 120 deponi në Shkup, u hap komunikimi me qytetarët nëpërmjet zyrës për Qytetin e hapur, u zbatuan një sërë masash për rregullimin e gjendjes në ndërmarrjet publike. Por nga an tjetër megjithatë  këta dy muaj nuk janë të mjaftueshëm që të mblidhen të gjitha kontratat korruptive të udhëheqjes së vjetër, gjë për të cilat tashmë ka filluar auditim zyrtar.  

Problemet e qytetarëve nuk do t’i zgjidhë LDSM-ja me konferenca për media me temën Qyteti i Shkupit të cilat i mban dy herë ditë. Rezultatet në terren tregojnë dhe do të tregojnë se gjithçka që thuhet është vetëm një manipulim i pastër dhe gënjeshtër.