
Drisla po shndërrohet në një deponi moderne me sterilizues të ri për mbetjet mjekësore 21.2.2022
Mbetjet mjekësore në vend që të digjen do të sterilizohen dhe deponohen. Këto janë mundësitë e sterilizuesit të ri që u promovua sot në Ndërmarrjen Publike “Drisla”. Sterilizuesi ka një kapacitet prej 2000 litrash, përkatësisht nga 350 kilogramë në orë dhe i plotëson tërësisht nevojat ditore të deponisë.
„Për Shkupin tashmë djegia e mbetjeve mjekësore është diçka që i përket së kaluarës. Nuk do të jemi më dëshmitarë të punës së pandërgjegjshme dhe papërgjegjshme me mbetjet mjekësore që përfundonin në deponinë “Drisla” si mbetje e zakonshme. Me këtë lloj trajtimi të mbetjeve mjekësore sipas standardeve më bashkëkohore mbrohet mjedisi, dhe në të njëjtën kohë kursehet konsumi i ujit dhe energjisë. “Drisla” duhet të ndjekë dhe zbatojë teknologji bashkëkohore për menaxhimin me mbetjet, sepse mbrojtja e shëndetit të njerëzve dhe mjedisit është imperativ“, deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, në evenimentin e sotëm.
Për nevojat e sterilizuesit është bërë ndërtimi i objektit ndërtimor ku është vendosur autoklavi, laboratori dhe ambientet e punës, me rrjet ujësjellësi dhe kanalizime, rrjet për kabllo furnizimi me tension të lartë, kabllo optik për internet, kabllo optik për video mbikëqyrje dhe kabllo tensioni për ndriçimin e hapësirës për instalimin e autoklavit.
„Ky sistem inovativ përpunimi përbëhet nga një thërrmues i cili redukton volumin e mbetjeve deri në masën 80%. Në të kryhet thërrmimi dhe sterilizimi i mbetjeve me rrezik të lartë, me potencial të lartë, ose me rrezik patogjen, siç janë gjilpërat, shiringat, fashat, garzat, bisturitë, xhami, kateterat, qeset e gjakut, tubat e gjakut, kanulat dhe mbetjet e tjera nga puna e klinikave, qendrave spitalore, spitaleve, spitaleve veterinare dhe laboratorëve. I plotëson të gjitha standardet evropiane për mjedisin“, shtoi drejtori i NP “Drisla”, Jane Micevski.
Autoklavi i ri aplikon teknologji ekologjike bashkëkohore e cila ul shpenzimet për mënjanimin e mbetjeve mjekësore, duke minimizuar gjatë kësaj rrezikun nga kontaminimi i kryqëzuar sepse i gjithë procesi kryhet në një enë.
„Me këtë investim janë plotësuar të gjitha standardet për mjedisin dhe “Drisla” do të transformohet në një deponi moderne e cila do të vazhdojë me zbatimin e teknologjive bashkëkohore për menaxhimin me mbetjet me të gjithë potencialin e saj të vënë vetëm dhe vetëm në shërbim të qytetarëve“, deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.
Në këtë eveniment ishin të pranishëm drejtues nga sektorët përkatës në shërbimet e Qytetit, ekspertë kompetentë nga NP “Drisla” dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedisin.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK