U zgjidhën 1.077 kërkesa të qytetarëve nëpërmjet adresës 24@skopje.gov.mk 21.2.2022

Në adresën elektronike për komunikim me qytetarët 24@skopje.gov.mk deri më tani kanë arritur 1.273 kërkesa, nga të cilat janë zgjidhur 1.077 probleme. Në këtë e-mail, gjatë javës së kaluar, shumica e qytetarëve kanë raportuar që të pastrohen deponitë e paligjshme, të vendosen shtyllëza mbrojtëse në hapësirat publike dhe trotuaret për të parandaluar parkimet e paligjshme, si dhe probleme me qentë endacakë.

Në adresën elektronike 24@skopje.gov.mk qytetarët mund të raportojnë për probleme në sferën e jetesës urbane, ndërsa administrata e qytetit është e obliguar t'u përgjigjet kërkesave në një afat nga 24 deri në 72 orë.

Qëllimi i këtij projekti është puna me efikasitet e administratës së qytetit në shërbim të qytetarëve, e cila do të kontribuojë që Shkupi të jetë një qytet funksional që ofron shërbime të shpejta, cilësore dhe në kohë për banorët e Shkupit. Qyteti i Shkupit me këtë mënyrë komunikimi bëhet më i afërt me shkupjanët dhe synon që nëpërmjet marrëdhënieve të drejtpërdrejta me qytetarët t'i zgjidhë të gjitha problemet që kanë.