Filloi aksioni i madh pranveror i punës në Komunën Kisela Voda 21.3.2022

Qyteti i Shkupit së bashku me ndërmarrjet publike të qytetit dhe në koordinim me Komunën e Kisela Vodës sot filloi aksionin e madh pranveror të punës në territorin e Komunës Kisela Voda. Ekipe të përbashkëta deri në fund të javës do të kryejnë aktivitete për pastrimin e plotë të bulevardeve dhe rrugëve, larjen manuale dhe me makineri të rrugëve, grumbullimin e mbetjeve të vëllimshme, riparimin e dëmtimeve të rrugëve, instalimin dhe rinovimin e sinjalistikës rrugore, mbjelljen e fidanëve të rinj dhe rregullimin e gjelbërimit, riparimin e defekteve dhe problemeve të raportuara nga qytetarët, kapjen e qenve endacakë, ku pas trajtimit human të tyre do të mundësohet strehimi, pastrimin e plotë të kanalizimeve atmosferike dhe ujërave të zeza, si dhe pastrimin e pusetave të shiut në bulevarde dhe rrugët e qytetit.

Në kuadër të këtij aksioni të madh, NP “Higjiena Komunale” vendosi kontejnerë të posaçëm për mbetje të vëllimshme në disa lokacione, ku qytetarët mund t'i lënë ato, pas së cilës do të merren dhe transportohen falas në një vend adekuat nga kjo ndërmarrje publike.

Vendet ku mund të lihen mbetje të mëdha nga sot deri të dielën janë si më poshtë:

 

  1. BU Lagjja Draçevë
  2. “Branko Zarevski” nr.17, Parku i mbrojtësve;

 

  1. BU Kisela voda
  2. “Hristo Tatarçev" (rruga kryesore - përballë JGD 8-Marsi);

 

  1. BU Cvetan Dimov
  2. “Georgi Dimitrov” (hyrja e pasme e SHMQSH „Vasil Antevski - Dren„);

 

  1. BU Cërniçe
  2. “Naum Ohridski” p.n. (para BU Cërniçe);

 

Në aksionin e madh pranveror në Kisela Voda, në terren po punojnë në mënyrë të koordinuar ekipet e ndërmarrjeve publike të qytetit: “Parqe dhe Gjelbërim”, “Higjiena Komunale”, “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, “Rrugë dhe Rrugica” dhe “Lajka”.

Aksioni pranveror në komunën e Kisela Vodës do të zgjasë nga data 21 deri më 27 mars, ndërsa më pas ekipet në terren të ndërmarrjeve publike do të vazhdojnë punën në komunën e ardhshme të planifikuar, ku do të punojnë në lokacione të përcaktuara saktë sipas shembullit të Komunës Kisela Voda.