Në 10 komuna të Shkupit, Qyteti i Shkupit në koordinim me ndërmarrjet publike, realizon aksion të madh pranveror 21.3.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me drejtorët e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit dhe kryetarin e Komunës së Kisela Vodës, Orce Gjeogievski, sot më 21 mars, paralajmëruan fillimin e aksionit pranveror në komunat e Shkupit, në vendin e quajtur “Çeshma”. Ky aksion i madh, i cili do të realizohet në koordinim me ndërmarrjet publike, do të zgjasë deri më 27 maj.

- Po fillojmë në komunën e Kisella Vodës, ku nga sot deri në fund të javës në bashkëpunim me kryetarin Orce Gjeorgievski, Qyteti i Shkupit do të zhvillojnë aktivitete për pastrimin e plotë të bulevardeve të qytetit dhe sipërfaqeve nën kompetencë të qytetit, rregullimi dhe sanimi i defekteve në domenin e ndërmarrjeve publike të qytetit - tha kryetarja Arsovska në fillim të aksionit pranveror.

Në aksionin pranveror të Qytetit të Shkupit në koordinim me të gjitha ndërmarrjet publike, do të përfshihen të gjitha komunat e Shkupit duke filluar nga:

  1. Kisella Voda dhe atë nga 21 deri më 25 mars
  2. Karposh nga 28 marsi deri më 1 prill
  3. Aerodrom nga 4 prill deri më 8 prill
  4. Gazi Babë nga 11 prilli deri më 15 prill
  5. Çair nga data 18 prill deri me 21 prill
  6. Butel nga data 26 prill deri më 29 prill
  7. Shuto Orizare nga 3 maj deri më 6 maj
  8. Qendër nga data 9 maj deri më 13 maj
  9. Gjorçe Petrov nga 16 maj deri më 20 maj
  10. Saraj nga data 23 maj deri më 27 maj.

 

-Aksioni i madh pranveror nëpër komuna përfshin aktivitete të pastrimit të bulevardeve dhe rrugëve, larjen manuale dhe makinerike të rrugëve, mbledhjen e mbeturinave të rënda në lokacionet e planifikuara nëpër komuna, riparimin e dëmtimeve të rrugëve, instalimin e sinjalizimit vertikal dhe horizontal të trafikut, mbjelljen e fidanëve dhe rregullimin e gjelbërimit nëpër komunat e Shkupit, riparimin e defekteve të raportuara dhe problemeve tjera nga qytetarët, kapja e qenve të pastrehë, ku pas trajtimit të tyre human mund të strehohen, pastrimi i plotë i linjave atmosferike dhe fekale, si dhe aktivizimi i mekanizmit për pastrimin e pusetave të shiut në bulevardet dhe rrugët e qytetit - tha kryetarja Arsovska.

Kryetarja Arsovska shtoi se ky lloj aksioni i punës nuk është realizuar viteve të fundit.

- Nëse punohet në vazhdimësi, mund të shihen ndryshime thelbësore dhe Qyteti i Shkupit të jetë vend më i pastër dhe më human për të jetuar, dhe problemet e qytetarëve të kthehen në zgjidhje për një Shkup më të bukur dhe modern. Prandaj këto aksione pune do të jenë pjesë e aktiviteteve të rregullta në qytetin e Shkupit – theksoi Arsovska.

Ky është një aksion i madh pune që përfshin aktivitete të koordinuara të ndërmarrjeve publike të qytetit, si Parqe dhe Gjelbërime, Higjiena Komunale, Ujësjellësi dhe Kanalizimi, Rrugë dhe Rrugica dhe Lajka, të cilat do të veprojnë në domenin e detyrave të tyre të punës me qëllim të zgjidhjes së problemeve dhe realizimin e kërkesa qytetarëve.