HAPËSIRË KUNDËR KORONËS - QYTETI I SHKUPIT LARGON 240 OBJEKTE REKLAMUESE NGA HAPËSIRAT PUBLIKE 21.5.2020

Qyteti i Shkupit po fillon aksionin për lirimin e hapësirës publike gjatë kohës së koronës dhe i bashkëngjitet familjes së qyteteve evropiane dhe botërore të cilat gjatë pandemisë liruan shumë hapësira për nevojat e këmbësorëve dhe çiklistëve, për rrjedhë më të mirë të ajrit në mjedisin urban dhe për më shumë gjelbërim. Me këtë aksion, në periudhën e ardhshme nga hapësirat publike në Shkup do të hiqen 240 objekte reklamuese - bilborde dhe sitilajte.

- Vazhdojmë intensivisht të i lirojmë hapësirat publike në Shkup me qëllim që të sigurojmë më shumë hapësirë ​​për këmbësorët dhe çiklistët gjatë pandemisë globale të virusit korona. Për kënaqësinë e qytetarëve, arritëm marrëveshje me kompanitë që merren me marrjen me qira të hapësirës reklamuese në pjesën e bilbordeve dhe sitilajteve, për të hequr vullnetarisht gjithsej 240 objekte reklamuese nga vendet publike në Shkup, edhe përkundër faktit se në të kaluarën kanë nënshkruan kontratë me qytetin, për çka edhe kanë paguar një pjesë të  kompensimit. Bëhet fjalë për 120 billborde dhe 120 sitilajte që u vendosën legalisht në shumicën e trotuareve, sipërfaqeve për këmbësorë, shtigjeve për biçikleta dhe hapësira tjera publike, duke kufizuar kështu lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve, me çka zvogëlohej edhe siguria e trafikut të përgjithshëm. Në këtë drejtim, dua të falënderoj kompanitë që i japin me qira  këto hapësira reklamimi për mirëkuptimin dhe shfaqjen e përgjegjësisë ndaj qytetarëve, të cilët hoqën dorë nga një pjesë e përfitimeve të tyre në mënyrë që qytetarët të kenë më shumë hapësirë ​​publike dhe më të sigurt në qytet - tha kryetari Petre Shilegov , në konferencën e sotme për shtyp.

Me aksionin e Qytetit të Shkupit, do të largohen 120 bilborde dhe 120 sitilajte. Nga 680 bilborde do të mbeten 560 bilborde në hapësirat publike. Kështu, zona e parë e pjesës qendrore të qytetit plotësisht lirohet nga objektet e vendosura të reklamuese, dhe është zvogëluar numri i tyre edhe në zonat e tjera.

Qyteti i Shkupit prej objekteve reklamuese realizon të ardhura rreth 100.000 euro në muaj, kurse pas aksionit për largimin e tyre do të realizojë të ardhura 80.000 euro në muaj, që është për 20% më pak të ardhura në këtë bazë, me qëllim për të liruar hapësirë ​​për qytetarët.

Në seancën e parë të radhës, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të vendosë për lirimin e kompanive për marrjen me qira të hapësirës reklamuese nga kompensimi që ia paguajnë Qytetit të Shkupit për një periudhë prej 3 muajve. Duke zvogëluar numrin e objekteve të reklamuese, kompanitë do të kenë ulje prej 20% të tarifave mujore të qirave në periudhën e ardhme.

- Kjo është edhe një masë tjetër me të cilën Qyteti i Shkupit ndihmon ekonominë vendore, përveç uljes së firmarinës, kompensimin mujor për tarracat e hotelierëve dhe lehtësimet në pagesën e shërbimeve komunale për ndërtimtari. Për më shumë, kjo është një nga kërkesat e disa iniciativave dhe shoqatave që merren me përmirësimin e kushteve të trafikut çiklist, për të cilët udhëheqësia e mëparshme e qytetit si duket ishte e shurdhër. Deri më tani, Shkupi për fat të keq është konsideruar qytet me objektet më të dendura reklamuese, dhe tani është qyteti i parë në vend dhe në rajon që ndërmerr një aktivitet të këtillë në kohë të koronës - tha Shilegovi

Ky nuk është projekti i vetëm i ndërmarrë nga Qyteti i Shkupit për të çliruar hapësirën publike në kohë të koronës. Në të ardhmen, kryetari Petre Shilegov do të prezantojë edhe projekte të tjera të këtij lloji.