U realizua me sukses aksioni pranveror në Gjorçe Petrov - u rregulluan hapësirat e gjelbra në rrugë dhe bulevardë 21.5.2022

Aksioni pranveror i Qytetit të Shkupit me ekipet e ndërmarrjeve publike dhe në koordinim me komunën Gjorçe Petrov, u realizua me sukses në të gjithë territorin e kësaj komune.

Që nga fillimi i aksionit të punës për pastrimin e përgjithshëm të komunës së Gjorçe Petrovit në kontejnerët e posaçëm të Ndërmarrjes publike "Higjiena Komunale", deri më tani janë deponuar rreth 80 metra kub mbeturina të rënda, të cilat më pas janë marrë dhe transportuar nga kjo ndërmarrje. Ekipet e NP Higjiena komunale lanin dhe fshinin çdo ditë me dorë dhe makineri rrugët dhe bulevardet, të gjitha stacionet e autobusëve në komunë, si dhe kanë dezinfektuar të gjithë kontejnerët.

NP Rrugët dhe rrugica në aksionin e madh pranveror në këtë komunë sanuan dëmtimet në rrugët Gjorçe Petrov, Volkovska, Lepenec, Voin Drashkoviq, Kiçevska, Alekso Demnievski, Sharplaninska dhe Pekljane, si dhe në kryqëzimet e rrugës Gjorçe Petrov dhe Rrugës Vera Ciriviri, Gjorçe Petrov me rrugën Nikola Vukmiroviq, me sipërfaqe totale prej 150 metrash katrorë. Në rrugën Luka Gerov dhe Pekljane janë rregulluar shtigjet e dëmtuara të këmbësorëve, gjegjësisht pllakat e bekatonit me sipërfaqe të përgjithshme prej 35 metra katrorë.

Ekipet që mirëmbajnë sinjalistikën e trafikut në rrugët e qytetit kanë zëvendësuar sensorët e dëmtuar në semaforët te kryqëzimet në rrugën Gjorçe Petrov me rrugën Isaja Mazhovski dhe rrugën Makedonska Vojska, rrugën Sremski Front dhe kryqëzimin me rrugën Atanas Iljovski, si dhe në rrugën Krsto Petrov me rrugën Saraj, si dhe në kryqëzimin e rrugës Luka Gerov me rrugën Nikolaj Ostrovski.

Ekipet e NP "Parqe dhe Gjelbërim" sot kanë kositur sipërfaqet me bar, kanë mbledhur kositjen dhe kanë prerë vegjetacionin në rrugën Luka Gerov, në vendbanimin Dame Gruev. Ekipet e terrenit pastruan edhe sipërfaqet e gjelbra nga mbeturinat, si dhe mblodhën hedhjet dhe degët nga gjelbërimi përgjatë rrugës.

Ekipet nga Sektori i rreshtdrurëve kanë vepruar sipas Vendimeve të lëshuara  nga Qyteti i Shkupit dhe kanë krasitur 5 drurë në rrugët Shidska, Naum Çakarov dhe 4 Korriku.

Në kuadër të aksionit, ekipet e NP "Parqe dhe Gjelbërim" kanë kryer aktivitete në përputhje me kompetencat dhe kanë kositur rreth 90.000 metra katrorë sipërfaqe të gjelbra publike në lokacionet në bulevardet Gjorçe Petrov dhe Makedonska Vojska, si  dhe në rrugën Luka Gerov, ndërkaq ekipet nga Sektori i rreshtdrurëve ka intervenuar në lokacione të tjera dhe kanë realizuar krasitjen e gjithsej 131 drurëve sipas Vendimeve të lëshuara nga Qyteti i Shkupit.

Ekipet e NP " Ujësjellës dhe Kanalizim" në komunën e Gjorçe Petrovit gjatë aksionit pranveror në rrugën “Luka Gerov” kanë kontrolluar 45 puseta, kanë pastruar me dorë 17 puseta, 105 ulluqe, si dhe kanë larë linjen e kanalizimit prej 230 metrash me cisternë me  vakuum, dhe kanë kryer pastrimin e 390 metra me cisternë nën presion. Në rrugën “Boris Sarafov” kanë kontrolluar 35 puseta, kanë pastruar me dorë 15 puseta dhe 117 ulluqe, si dhe kanë larë një linje kanalizimi prej 330 metrash me cisternë me vakuum, dhe 360 metra me cisternë nën presion. Në rrugën "Makedonska Vojska" janë kontrolluar 36 puseta, janë pastruar me dorë 15 puseta dhe 82 ulluqe, si dhe është larë linja ekanalizimit prej 190 metrash me cisternë me vakuum dhe 235 metra me cisternë nën presion. Në rrugën “Gjorce Petrov” janë kontrolluar 92 puseta, janë pastruar me dorë 37 puseta dhe 298 ulluqe, si dhe është larë kanalizim 860 metra meme cisternë me vakuum dhe janë pastruar 610 metra me cisternë nën presion.

Ekipet e NP "Lajka", ka vepruar në terren në katër lokacione kyçe në komunën e Gjorçe Petrovit, gjegjësisht në rrugën Luka Gerov, përreth objektit të komunls, në Vollkovë dhe tek varrezat ku kanë kapur 1o qen.

Ndërmarrja publike "Drisla në kuadër të aksionit pranon, deponon mbeturinat komunale, mbeturinat ndërtimore dhe mbeturinat tjera që grumbullohen në territorin e komunës së Gjorçe Petrovit.

Aksioni pranveror i Qytetit të Shkupit me ndërmarrjet publike në Gjorçe Petrov u realizua në të gjithë territorin e komunës, ndërsa nga dita e hënë do të vazhdojë në Saraj.