VIJOJNË PUNIMET NDËRTIMORE PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS LLUKA GEROV NË GJORÇE PETROV 21.7.2021

Sot, filluan punimet ndërtimore nga rikonstruksioni i rrugës Lluka Gerov në vendbanimin Dame Gruev, komuna e Gjorçe Petrovit, në pjesën nga mbikalimi deri te mbetjet ushtarake.

Në fillimin e punimeve ndërtimore ishte i pranishëm Kryetari Petre Shilegov.

- Është planifikuar rindërtimi i rrugës në gjatësi totale prej 1648 metrash, riparimi i trotuarit dhe riparimi i kanalizimit atmosferik në gjatësi prej 33 metrash. Bëhet fjalë për  një rrugë jashtëzakonisht të rëndësishme e cila është arteria kryesore e trafikut në vendbanimin Dame Gruev, por në të njëjtën kohë është pjesë e rrugës së vetme për në vendbanimet Novo Sello, Kisella Jabuka, Nikishtan, Vollkovë dhe Kuçckovë. Për këtë qëllim, nga buxheti i Qytetit të Shkupit janë ndarë 31.3 milion denarë, dhe afati i realizimit është 9 muaj, por me dinamikën e punimeve të rrugëve tjera dhe punën e shpejtë, pres që rikonstruksioni të përfundojë plotësisht në tetor - tha Shilegovi.

Shilegovi shtoi se fillimi i djeshëm i ndërtimit të kryqëzimit në Momin Potok është pjesë e projektit të madh për ndërtimin e një krahu të ri të bulevardit Sllovenia, që është planifikuar të jetë rreth 4 km i gjatë dhe të lidhet me Vollkovën. Me të njëjtën, si dhe me ndërtimin e urës së re në Karposh 4 në rrugën Ljubljanska, banorët e kësaj pjese të qytetit do të fitojnë alternativë të re të trafikut dhe lidhje me pjesën tjetër të qytetit.

Rruga Lluka Gerov po rindërtohet në suaza të një ofensive të madhe ndërtimore, ku këtë vit do të rindërtohen disa rrugë kryesore të qytetit në të dhjetë komunat e Shkupit, të cilat do të ndërtohen në afate rekord të shkurtra. Rrugët e rikonstruktuara janë më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, zgjasin afatin për amortizimin e automjeteve dhe kështu kursehen paratë e qytetarëve.

Në fillimin e punimeve ndërtimore ishin të pranishëm edhe Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva dhe Kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumovski.