Ka përfunduar rikonstruksioni i 12 mijë metrave katrorë të shtigjeve për këmbësorë në pjesën e dytë të Parkut të qytetit 21.7.2022

Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica”, pas punës intensive gjatë muajve të fundit, këto ditë e kanë  përfunduar rikonstruksionin e shtigjeve për këmbësorë në pjesën perëndimore të Parkut të qytetit.

Rikonstruksioni i shtigjeve për këmbësorë në park është kryer me urdhër të Qytetit të Shkupit, është realizuar në disa faza dhe u zhvillua në sipërfaqe të përgjithshme prej 12.000 metrash katrorë.

Shtigjet e dëmtuara në pjesën prapa Institutit të Blegtorisë, Luna Parkut dhe në pjesën pranë liqeneve të vegjël përballë “Central Park” janë riparuar plotësisht me masë të re të asfaltit dhe ajo pjesë e parkut tashmë është funksionale për rekreacion dhe shëtitjet e qytetarëve.

Përmbajtjet në pjesën e dytë të Parkut të qytetit këtë muaj e pasuruan edhe ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim”, të cilat vendosën pajisje të reja parku pranë liqeneve.

Gjatë javëve të kaluara ekipet i kanë riparuar edhe pajisjet e dëmtuara urbane në Parkun e qytetit, gjegjësisht i kanë riparuar stolat dhe shportat e mbeturinave, si dhe i kanë riparuar dhe vënë në përdorim pas tre vitesh çezmat e ujit dhe shatërvanët. Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrjet publike të Qytetit në vazhdimësi punojnë për mirëmbajtjen dhe pasurimin e përmbajtjes së Parkut të qytetit për ta bërë atë vend të këndshëm për rekreacion dhe shëtitje për qytetarët.