PREJ SOT FILLON RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS VOSTANIÇKA 21.8.2020

Rruga Vostaniçka në komunën Kisella Voda për rreth dy muaj do të merr pamje të re. Prej  sot, ekipet e Qytetit të Shkupit janë duke e rikonstruktuar këtë rrugë të rëndësishme, në pjesën nga rruga Crniçe deri tek rruga Shën. Naumi i Ohrit. Në këtë seksion rruge me gjatësi prej 1.100 metra, do të riparohen korsitë dhe trotuaret e rrugës, duke u zëvendësuar me pllaka të bekatonit, aty ku është e domosdoshme.

- Rruga Vostaniçka është në fakt vazhdim i rrugëve Bihaçka dhe Crniçe, të cilat u rindërtuan vitin e kaluar. Këtu do të zgjidhim një problem të hidhur që po shqetëson qytetarët e kësaj pjese të qytetit për shumë vite, do të bëjmë 76 lidhje të reja në rrjetin e ujësjellësit për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe cilësor të ujit - tha sot kryetari i komunës Petre Shilegov.

Vlera e rikonstruksionit të rrugës Vostaniçka është rreth 15 milion denarë përfshirë TVSH-në, dhe afati i realizimit është 50 ditë.

Shilegov shtoi se po zhvillohet një ofensivë ndërtimore për ndërtimin dhe riparimin e rrugëve të qytetit për të përmirësuar cilësinë e jetesës urbane në Shkup.

Në fillimin e rikonstruksionit të rrugës Vostaniçka, ishte i pranishëm  edhe Kryetari i Komunës Kisella Voda, Filip Temelkovski,