SHILEGOV: NUK MENDOJ SE TË GJITHA PROBLEMET FINANCIARE TË KOMUNAVE DUHET T'I ZGJIDH QEVERIA 21.11.2019

Sot u mbajt Konferenca vjetore e decentralizimit dhe pushtetit lokal - "Forcimi i bashkësive: moment i ri i decentralizimit", ku u drejtua kryetari i BNVL Petre Shilegov.

- Më 1 korrik, vitin e ardhshëm, do të bëhen 15 vjet nga fillimi i implementimit të procesit të decentralizimit në vendin tonë. Gjatë viteve të kaluara kemi mbledhur përvojë të mjaftueshme, jemi përballur me shumë sfida, kemi bërë analiza, dhe tani duhet të punojmë seriozisht që komunat tona t’i bëjmë edhe më shumë funksionale në zbatimin e kompetencave të tyre dhe kështu të ofrojmë shërbime më të mira për qytetarët - tha Shilegov.

Ai shtoi se BNJVL i ka analizuar të gjitha sfidat me të cilat përballen komunat në zbatimin e kompetencave të tyre dhe të njëjtat i përmbledh në "qëndrime të sistematizuara" të cilat  ia paraqesin pushtetit qendror.

- Vitin e kaluar, gjatë kësaj periudhe, kemi pasur një takim të përbashkët me Qeverinë. Gjetëm mirëkuptim të madh, veçanërisht nga Kryeministri, i cili rezultoi në takim të Këshillit Drejtues të BNJVL-së në muajin qershor me Qeverinë për të filluar procesin e përmirësimit të sistemit të pushtetit Që të shkohet drejt thellimit të decentralizimit, me transferimin gradual të kompetencave të reja nga niveli qendror në atë lokal. Dhe që nga atëherë gjërat kanë ecur më intensivisht. Është formuar organ i përbashkët pune me përfaqësues të BNJVL-së, Ministrisë së vetëqeverisjes lokale dhe përfaqësues të ministrive të tjera, si dhe përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit. BNJVL, si gjithmonë doli me propozim-koncept të përpiluar që shkon në tre drejtime: decentralizimi fiskal; zgjerimi i kompetencave të BNJVL dhe ndryshimet në organizimin e pushtetit lokal. Angazhimet ishin, gjatë vitit 2020, efikasiteti i disa nga qëndrimeve të identifikuara, respektivisht të fillohet transferimi i disa kompetencave në nivelin lokal. Jam akoma optimist se do të kemi sukses në realizimin e disa prej planeve, megjithëse ndërkohë kemi ndryshime drastike në planin politik në vend - tha Shilegov.

Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Shilegov theksoi se prioriteti më i lartë i pushtetit vendor është sigurimi i një stabiliteti më të madh financiar, gjegjësisht se ajo nga e cila nuk do të heqin dorë është kërkesa e tyre për të siguruar fonde të mjaftueshme për të realizuar kompetencat të cilat veç më komunat i kanë siç është e parashikuar edhe në Kartën evropiane të pushteteve lokale.

-Në pjesën e decentralizimit fiskal ne propozojmë që të rritet përfshirja e TVSH-së nga 4.5% në 10%, në favor të komunave dhe 3% deri 50% të tatimit së të ardhurave personale. Pastaj një pjesë e të ardhurave nga Ligji për Lojërat e fatit dhe argëtuese të jenë të ardhura të BNJVL; gradualisht të rritet tatimi mbi pronën ; të integrohen dotacionet kapitale në një dotacion kapital me disa nënsisteme dhe shpërndarja e tyre sipas kritereve objektive, të drejta dhe transparente.- theksoi Shilegov.

Ai gjithashtu tha se u bën thirrje komunave, secili nga kolegët –kryetarë të komunave, të ndërmarrin aktivitete për të rritur të ardhurat e tyre, veçanërisht në fushën e tatimit mbi pronën.

Në Konferencën e sivjetme të decentralizimit dhe pushtetit lokal - "Përforcimi i bashkësive: moment i ri i decentralizimit" morën pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Samuel Zhbogar, Ministri i pushtetit lokal Goran Milevski, përfaqësuesja e  përhershme e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Narine Sahakjan, ministra, kryetarë të komunave të vendit tonë dhe jashtë vendit, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare dhe ekspertë.