
FILLON RIKONSTRUKSIONI I BULEVARDIT KOÇO RACIN 22.7.2019
Ekipet e Qytetit të Shkupit sot filluan rindërtimin e bulevardit Koço Racin, njëri nga bulevardet më të frekuentuar në pjesën qendrore të qytetit. Në këtë rrugë do të hiqet asfalti i dëmtuar ekzistues dhe do të vendoset shtresë e re asfalti në gjatësi prej 880 metra, në pjesën nga bulevardi Kuzman Josifovski Pitu deri te rruga Shën Qirili dhe Metodi.
- Rikonstruksioni i bulevardit Koço Racin do të bëhet në 40 ditët e ardhshme. Vazhdojmë ta zbatojmë të njëjtin princip të punës së shpejtë dhe cilësore me qëllim që ta zvogëlojmë bllokimin e trafikut. Këtë vit punimet ndërtimore në rrugët kryesore të qytetit përfundojnë në kohë rekorde, gjë e cila mundëson që trafiku në qytetin tonë të zhvillohet pa pengesa dhe rrugë të rindërtuara që garantojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion - tha kryetari Shilegov gjatë inspektimit të punimeve ndërtimore në bulevardin Koço Racin.
Derisa të zgjasin punimet ndërtimore do të ketë regjim të përkohshëm të trafikut në bulevardin Koço Racin. Shilegovi u bëri thirrje qytetarëve në baza ditore t'i ndjekin informatat e Qytetit të Shkupit për regjimin e përkohshëm të trafikut në rrugët e qytetit dhe për ngecjet eventuale.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK