QYTETI I SHKUPIT PO RIKONSTRUKTON RRUGËN “808”, PREMTIM NGA PROGRAMI “PËR SHKUPIN MODERN” 22.8.2023

Qyteti i Shkupit filloi punët ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës “808” në komunën e Gazi Babës, e cila është nën kompetencat e Qytetit. Rikonstruksionin e kësaj rruge e njoftoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, gjatë inspektimit të sotëm për fillimin e aktiviteteve ndërtimore në terren, ku tha se kjo rrugë është në një gjendje katastrofike dhe nuk është rikonstruktuar për dekada me radhë.

- Rruga "808" është një nga rrugët me fluks më të madh në këtë pjesë të komunës së Gazi Babës dhe përgjatë saj lëvizin një numër i madh kamionësh sepse bëhet fjalë për një zonë industriale. Muajin e kaluar në këtë lokacion u realizua rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit dhe atij atmosferik dhe krahas rikonstruksionit të rrugës në një sipërfaqe prej 9.200 metrash dhe gjatësi 1.000 metra, po ndërtohen edhe korsi për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët e rrugës - theksoi kryetarja Arsovska.

Rikonstruksioni u krye në segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Brigada e 16-të Maqedonase” (te baza qendrore e Brigadës së Zjarrfikëses) deri në kryqëzimin me bulevardin “Kiro Gligorov”. Me këtë u realizua edhe një projekt tjetër nga programi “Për Shkupin Modern”, projekt i kërkuar nga qytetarët me dekada. Punët ndërtimore për rindërtimin e rrugës “808” kryen nga ndërmarrja publike “Rrugë dhe Rrugica” Shkup.