Rikonstruksioni i bulevardit "Mitropolit Teodosij Gologanov" 22.9.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska sot inspektoi fillimin e punëve ndërtimore për ndërtimin dhe rikonstruksionin e bul. “Mitropolit Teodosij Gologanov”.

- Qyteti i Shkupit fillon me ndërtimin dhe rikonstruksionin e bul. “Mitropolit Teodosij Gologanov” nga kryqëzimi me bul. “Shën Kliment Ohridski” deri te rrethrrotullimi me kryqëzimin e rrugës “M.H.Jasmin”. Rikonstruksioni përfshin punime ndërtimore në rrugën prej 5.350 m2, korsi për biçikleta dhe trotuare prej 4.500 m2, bordura të reja, punime ndërtimore në kanalizimin e ri të ujërave të zeza Ф600 mm, ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, ndriçim të ri rrugor me llamba led me kontrollues – theksoi sot në një konferencë për media kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

Rikonstruksioni mundëson rrugë me korsi të reja për këmbësorë dhe korsi për biçikleta dhe korsi për biçikleta shtesë në rrugën automobilistike.

- Rikonstruksioni i kësaj rruge zgjidh problemet e përditshme të qytetarëve të kësaj pjese të komunës Qendër dhe ne po punojmë me përkushtim në interes të tyre. Afati i ndërtimit është 5 muaj, ndërsa Qyteti i Shkupit për rikonstruksionin e bulevardit “M.T. Gologanov” investon 43 milionë denarë. Më këtë projekt zgjidhet një problem madhor për banorët që qarkullojnë rregullisht në këtë pjesë të qendrës së qytetit dhe rrit më tej sigurinë për pjesëmarrësit në komunikacion - tha Arsovska.