NDERTOHET RRETHRROTULIMI NE CAIR MIDIS RRUGEVE BRIGADA E DYTE MAQEDONASE DHE KEMAL SEJFULLA 22.1.2020

Ekipet e Qytetit të Shkupit filluan sot ndërtimin e rrethrrotulimit midis rrugëve Brigada e dytë maqedonase dhe Kemal Sejfulla në komunën e Çairit. Punimet ndërtimore në rrethrrotullimin e ri pritet të përfundojnë per rreth dy muaj, varësisht nga kushtet e motit.

- E zgjodhëm këtë lokacion pikërisht sepse dendësia e trafikut në këtë kryqëzim është e lartë, dhe ne afersi ndodhet shkolla fillore dhe e mesme , si dhe Poliklinika “Çair”. Për të rritur sigurinë e zhvillimit të trafikut, këtu po ndërtojmë rrethrrotullim, dhe do të vendoset edhe rrjeti i ujesjellesit dhe kanalizimit. Do te instalohen edhe 40 kandelabra të reja me lartesi 7 meter, për ta ndriçuar këtë pjesë. I gjithë investimi i Qytetit të Shkupit në këtë projekt është rreth 19 milion denarë. Qëllimi ynë përfundimtar është të zhvillohet infrastuktura në mënyrë të barabartë në të gjithë qytetin. Në të kaluarën, kjo pjesë e qytetit është lënë pas dore, diçka që ne e kemi korrigjuar seriozisht për dy vitet e fundit - tha kryetari.

Në fillimin e punimeve ndërtimore në rrethrrotullimin midis rrugeve Brigada e dytë maqedonase dhe rrugës Kemal Sejfulla, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.