Kontratat për shërbime hotelerie të nënshkruara nga Shilegovi, Arsovska i ridestinoi për vakte për personat në rrezik social 22.1.2022

Mjetet nga marrëveshja e lidhur me tre subjekte hoteliere nga udhëheqësia e mëparshme e qytetit, në vlerë prej rreth 32 mijë euro do të ridestinohen për vakte ushqimore falas për qytetarët e kategorive të rrezikuara sociale, përmes vakteve ushqimore dhe Kryqit të Kuq të Shkupit.

“Kjo do të jetë një praktikë e Qytetit çdo vit. Në vend të shërbimeve hotelerie si shpenzime joproduktive, këto mjete do të përdoren për qytetarët e rrezikuar social. Kjo iniciativë për ridestinimin e mjeteve për vakte ushqimore për personat e rrezikuar social është një nga hapat e Qytetit të Shkupit për përfshirje më aktive të Qytetit në përmirësimin e cilësisë së jetës së kategorive të rrezikuara sociale, veçanërisht kur bashkëqytetarët përballen me probleme ekzistenciale në kohë të krizës ekonomike dhe energjetike”, tha kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska.

Ajo u bëri thirrje kryetarëve të komunave tjera që t'i bashkohen kësaj nisme dhe të përdorin të gjitha mjetet për reprezentacion ose për shpenzime tjera joproduktive, për aktivitete të përgjegjshme shoqërore që do të ndihmojnë në forcimin e mbështetjes dhe kujdesit aty ku është më e nevojshme, gjë që do të ndihmojë nisma Vakt retvit të përhapet në nivel kombëtar.