
Arsovska: Qeveria duhet të vendosë nëse pikët politike janë më të rëndësishme për të maskuar gabimet e tyre apo siguria e qytetarëve? 22.2.2022
I bëj thirrje ministres së kulturës si përfaqësues i Qeverisë, por edhe zëdhënësve të LSDM-së në pushtet në Këshillin e Qytetit të Shkupit që të ndalojnë me prezantimin e informacioneve që shërbejnë vetëm për manipulim dhe deformimin e gjendjes faktike, edhe përkundër faktit se edhe vetë janë të njohur dhe kanë marrë pjesë në krijimin e problemit në realizimin e këtij projekti, tha Arsovska në konferencën e sotme për media në lidhje me rikonstruksionin e Sallës Universale.
Kryetarja Arsovska theksoi se pushteti duhet të vendosë nëse sulmet për mbledhjen e pikëve politike janë më të rëndësishme se siguria e qytetarëve. A ishte për kryesinë e mëparshme të Qytetit fillimi i aktiviteteve për rikonstruksion edhe përkundër dokumentacionit jo të plotë teknik të projektit dhe dijenive për probleme serioze në objekt me qëllim pikë politike gjatë ciklit zgjedhor, më i rëndësishëm se rreziku i detektuar për rikonstruksionin e Sallës Universale?.
Jemi dëshmitarë të zgjidhjeve të pjesshme nga udhëheqja e mëparshme, të projekteve të nxituara pa zbatim. Projekti nuk do të ndalet, por gjithçka do të realizohet ashtu si duhet, me zgjidhje që janë të sigurta për qytetarët, tha Arsovska.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK