Arsovska: Siguria e qytetarëve duhet të jetë mbi të gjitha, qyteti do t’i zgjidhë gabimet e Shilegovit 22.2.2022

Në konferencën e sotme për media në lidhje me rikonstruksionin e Sallës Universale, kryetarja Arsovska theksoi se më 6-të korrik 2021 është përgatitur procesverbal në të cilin theksohet qartë se ekzistojnë probleme me gjendjen ekzistuese të projektit, përkatësisht mospërputhje të projektit me gjendjen aktuale të Sallës Universale, dhe në mënyrë plotësuese elementet konstruktive të reja të projektuara është parashikuar të vendosen mbi nënstacionin elektrik në kuadër të objektit ekzistues për të cilin ka problem me dislokimin e tij.

Udhëheqja e mëparshme e vetëdijshme për problemet ka vazhduar me aktivitetet ndërtimore edhe pse e dinte që ekzistojnë gabime dhe lëshime në lidhje me rikonstruksionin.

 

Gjatë muajit gusht janë përgatitur procesverbale të reja përkatësisht  6, 7 dhe 8, më 10.08.2021, 17.08.2021 dhe 24.08.2021, ku janë konstatuar problemet me elementet konstruktive ekzistuese, parametra të pakënaqshëm të konstruksionit betonarme dhe nivel i pakënaqshëm i armaturës, ku pritet raport nga ZIM për mënyrën e riparimit ose rrënimit të atyre elementeve betonarme, deklaroi Arsovska.

Kryetarja theksoi se më 7-të tetor të vitit të kaluar është mbajtur takim në Qytetin e Shkupit në të cilin përveç përfaqësuesve të firmës projektuese, realizuesit dhe mbikëqyrësit mbi punët ndërtimore ka marrë pjesë edhe ish-sekretari i Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues të sektorëve përkatës të cilat kanë arritur në konkluzionin se ekzistojnë probleme teknike serioze dhe mungesa në procesin e rikonstruksionit të Sallës Universale, gjë për të cilën është e nevojshme të bëhen ndryshime në projekt. Ky vendim është refuzuar nga ana e komunës Qendër dhe nuk është dhënë vendim për ndryshime gjatë kohës së ndërtimit, ku është kërkuar të aplikohet me projekt të ri dhe leje të re për rikonstruksionin e Sallës Universale.

Më 12.10.2021 me procesverbalin numër 16 inxhinieri mbikëqyrës ka dhënë rekomandim për të rrënuar ose çmontuar elementet konstruktive, të cilat nuk plotësojnë karakteristikat në përputhje me raportin nga ZIM, dhe të çmontohen edhe elementet e çelikut të cilat janë të koroduara në nyjat dhe janë vlerësuar si të pasigurta dhe të rrezikshme për sigurinë e objektit, shtoi Arsovska.

Ajo shtoi se gjendja e konstatuar në terren në lidhje me atë se si janë shpenzuar mjetet e donuara nga ana e Qeverisë për realizimin e këtij projekti, e cila ka siguruar 120 milionë denarë, tregon për përdorimin e paplanifikuar dhe joadekuat të mjeteve, pa pasur paraprakisht dokumentacion të plotë teknik dhe pa u siguruar në mënyrë plotësuese se ky objekt do të jetë i sigurt për t’u përdorur dhe se një ditë nuk do të shembet ndërkohë që salla të jetë e mbushur me qytetarë.

Arsovska theksoi se edhe prkundër këtyre lëshimeve dhe anomalive në punën e udhëheqjes së mëparshme të Qytetit, rikonstruksioni i Sallës Universale nuk është ndaluar dhe i njëjti do të vazhdojë me zgjidhje të re teknike e cila do të sigurojë para së gjithash siguri më të madhe për qytetarët.