Arsovska: Nëpërmjet aktiviteteve edukative për më të rinjtë të ndikojmë në mbrojtjen e mjedisit 22.3.2022

Në kuadër të shënimit të Ditëve të Ekologjisë për vitin 2022, kryetarja e Qytetit të Shkupit,  Danela Arsovska së bashku me drejtorin e NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Zudi Enuzi, sot morën pjesë në punëtorinë ekologjike dhe lojërat edukative për riciklimin dhe seleksionimin e mbetjeve në kopshtin e fëmijëve “Borëbardha”, në Komunën e Çairit.

Rreth 100 fëmijë u përfshinë në aktivitetet edukative që u zhvilluan në ambientet e  kopshtit të fëmijëve, ku patën mundësinë të mësojnë se si duhet të veprojnë me mbetjet dhe sa i rëndësishëm është seleksionimi parësor i tyre.  

Kryetarja Arsovska përshëndeti aksionin dhe theksoi se aktivitete të tilla edukative për më të rinjtë janë të nevojshme, prej të cilave përmes lojërave edukative mund të mësojnë se si të seleksionojnë mbeturinat.

Kryetarja Arsovska dhe drejtori Enuzi u ndanë fëmijëve të kopshtit “Borëbardha” pako me libra edukativë për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Qyteti i Shkupit mbështet aktivitetet për ngritjen e vetëdijes në lidhje me mjedisin dhe në periudhën e ardhshme do të inkurajohen ide dhe aktivitete të reja ekologjike në shkollat ​​e mesme të Qytetit të Shkupit, me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe ajrit të pastër.