APLIKONI ONLAJN PËR SUBVENCIONE PËR BLERJEN E KONDICIONERËVE INVERTER 22.4.2021

Qyteti i Shkupit e shpalli thirrjen publike për subvencione për blerjen e kondicionerëve inverter në vitin 2021. Aplikimi për këtë thirrje do të jetë onlajn.

Në thirrjen publike për subvencione do të mund të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kushtet e përcaktuara, dhe të gjithë ata që kanë blerë kondicionerë inverter duke filluar nga 01.01.2021 e të cilët janë banorë të Qytetit të Shkupit (në komunat Aerodrom, Butel, Gazi Baba, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Voda, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare), Thirrja do të jetë e hapur deri më 01.11.2021 ose derisa të shteren mjetet dhe do të zbatohet sipas parimit  "I ardhuri i parë – i shërbyeri i  parë"

 

 

Sipas programit të këtij viti, qytetarëve do të u kompensohen  plotësisht shpenzimet e blerjes së një kondicioneri inverter, por jo më shumë se 62,000 denarë në vlerë neto.

https://aplikacii.skopjelab.mk/inverteri  nëse aplikanti nuk ka marrë më pare subvencione për ngrohje me stufa me peleta ose inverter).

 

Duhet të i dorëzoni këto dokumente:

-letërnjoftim u vlefshëm;

-deklaratën e skanuar e noterizuar me të cilën konfirmon se vullnetarisht dhe pa kompensim do ta/t’i dorëzojë stufën ekzistuese të cilën e shfrytëzon;

-vërtetim/e origjinal i skanuar dhe vërtetuar me nënshkrim dhe vulë nga shitësi, se kondicioneri inverter i blerë është me efikasitet të lartë;

-llogari transaksioni e skanuar e aplikuesit;

- llogari fiskale ose vërtetim për blerje ;

- për familje të veçanta të cilat janë të në njëjtën adresë banimi – fatura të matësve të energjisë elektrike; -

-për aplikuesit të cilët kanë vendbanim në objekte banesore në rajone ku ka ngrohje qendrore - vërtetim se nuk janë të lidhur në ngrohjen qendrore dhe nuk kanë mundësi teknike të lidhen me të njëjtën.

Më shumë informata në linkun: https://skopje.gov.mk/media/6738/javen-povik-za-subvencii-za-inverter-klima-uredi-2021-alb.pdf

 

Mjetet e siguruara për këto subvencione janë marrë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriiut, gjegjësisht në vitin 2020 Qyteti i Shkupit ka pranuar mjete në vlerë prej 322,400,000.00 denarë. Në thirrjen publike të  këtij viti do të përdoren mjetet e parealizuara nga thirrja publike e vitit të kaluar ose një shumë në vlerë prej 107.404.074.00 denarë.

 

Këto subvencione janë pjesë e masave të parashikuara në Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe Planin e veprimit të Strategjisë së Ndryshimeve Klimatike të Qytetit të Shkupit. Sipas studimeve të shumta mbi cilësinë e ajrit në Shkup, pjesa më e madhe në emetimin e grimcave PM10 dhe PM2.5 shkaktohet  nga ngrohja e shtëpive që nuk kanë ngrohje qendrore.

 

Kjo ndodh, kryesisht për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të druve të zjarrit, cilësisë së keqe të drurit, mënyrës së ruajtjes dhe përdorimit të stufave të vjetra, dhe teknikisht të dëmtuara. Inverteret për ngrohje janë ekonomikë, ekologjike, nuk përdorin lëndë djegëse fosile dhe në të njëjtën kohë arrijnë kënaqësinë maksimale kur ngrohin shtëpitë.