PAMJE E RE PËR SHËTITOREN “KAJ ZHABAROT” 22.7.2021

Qyteti i Shkupit ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të shëtitores para Parkut të Qytetit, në pjesën prej te kafeteria “Kaj Zhabarot” deri në fillim të hyrjes për në parkun e qytetit, tek Ministria e Bujqësisë, menjëherë përballë Parku të Frankofonisë.

Në konferencën për për media me rastin e hapjes së shëtitores së riparuar u drejtua Kryetari Petre Shilegov.

 

 

- Kjo është një nga pjesët më të frekuentuara të bregut të lumit Vardar, ku kemi një nga rreshtdrurët më të bukur në Shkup, por, për fat të keq, kemi pasur edhe një nga trotuaret më të shkatërruara. Të njëjtin e riparuam në gjatësi prej 140 metra dhe 10 metra të gjerë, ndërsa shëtitorja midis vijës së trefishtë të drurëve të blirit fitoi një shteg krejtësisht të ri dhe të riparuar prej betoni të derdhur, e cila është një teknologji e re që filluam ta zbatojmë - tha Shilegov.

Përveç rikonstruksionit të shëtitores, janë vendosur edhe pajisjet e reja urbane, ulëse dhe shporta për mbetjet e xhepit, gjë që i dha kësaj pjese të bregut një pamje krejt të re.

Ky nuk është aktiviteti i parë i Qytetit të Shkupit kur bëhet fjalë për rikosnruksionin e  hapësirave publike në qytet, përkatësisht bregun e lumit Vardar dhe Parkun e Qytetit. Përveç shtratit të lumit të cilin e kemi pastruar plotësisht nga hoteli "Aleksandar Palas" deri në Aerodrom, Qyteti i Shkupit është në fazën përfundimtare me riparimin e shëtitores në bregun "13 Nëntori", si dhe po vijon riparimi i shtigjeve për këmbësorë në pjesën e dytë i Parkut të Qytetit, ku të gjitha urat për këmbësorët tashmë janë rinovuar.

- Siç kam thënë shumë herë më parë, ideja nuk është të bëjmë fushatë për pastrimin dhe rregullimin e bregut duke kryer aksione të mëdha pastrimi në mënyrë periodike, por përkundrazi mirëmbajtja e bregut në kondicion të mirë të bëhet aktivitet i rregullt ditor i ndërmarrjeve publike të qytetit - shtoi Shilegov.

Në hapjen e shëtitores së rikonstruktuar morën pjesë edhe Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva dhe Kryetari i Komunës së Qendrës, Sasha Bogdanoviç.