PROMOVOHET PROJEKTI PËR KOMPLEKSIN PLANET NË KOMUNËN E SARAJIT 22.7.2021

Sot, Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, mori pjesë në promovimin e projektit të Kompleksit Planet në Saraj.

Në promovim morën pjesë Kryeministri i RMV, Zoran Zaev, Kryetari i Kuvendit të RMV, Talat Xhaferi, deputet dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, si dhe investitorët e projektit Valdeta Kasapi, Samet Misimi dhe Xhemil Shabani.

- Kjo është lagjja e parë në Shkup që ofron koncept tjetër të jetesës dhe është lagjja e parë elitare e këtij lloji që po ndërtohet si rezultat i këmbënguljes dhe vizionit tuaj. Vërtet më vjen mire që arritët t'i njihni politikat e krijuara nga Qyteti i Shkupit në 3 vitet e fundit, mbi të gjitha, për zhvillimin e ekuilibruar të të gjitha pjesëve të qytetit, e të cilat ndihmuan në vendimin tuaj për të investuar në këtë projekt. Me punën tonë gjatë viteve të fundit, aktivitetet e Qeverisë dhe Komunës së Sarajit, kemi dërguar porosi qytetarëve dhe investitorëve se Shkupi është një qytet i barabartë për të gjithë - tha kryetari Shilegov në promovim.

Kryetari Shilegov u uroi investitorëve punë të suksesshme, duke shtuar se shpreson që kompleksi do të jetë shembull i vërtetë i një projekti të suksesshëm që mund të realizohet përmes bashkëpunimit të sektorit privat, institucioneve shtetërore dhe vetëqeverise lokale.

Kompleksi Planet është vendbanim elitar që shtrihet në sipërfaqe prej 15 hektarësh, i vendosur midis lumenjve Vardar dhe Treska, afër liqenit Treska. Me të njëjtin parashikohet ndërtimi i një vendbanimi elitar me vila, parqe, terrene sportive dhe qendra, kopshte, restorante, markete, qendra fitnesi dhe spa, etj.