SHILEGOVI SË BASHKU ME QYTETART DEFILUAN NËPËR SHKUP 22.9.2021

Shumë qytetarë me biçikleta iu bashkuan paradës së madhe të biçikletave që sot u zhvillua në rrugët e Shkupit, me rastin e Ditës pa Automobila - 22 Shtator dhe përfundimit të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2021.

Parada, ku mori pjesë edhe Kryetari Petre Shilegov, filloi nga parku "Ibni Pajko" dhe lëvizi nëpër rrugët e qytetit deri caku, tek Guaca në Parkun e qytetit, ku u mbajt lotari dhe ngjarje muzikore.

Qyteti i Shkupit këtë vit për herë të 11-të u bashkua me qytetet të cilat e shënojnë Javën Evropiane të Lëvizshmërisë me axhendë të pasur e të mbushur me përmbajtje cilësore për të promovuar ecjen, çiklizmin dhe përdorimin e transportit publik si forma të qëndrueshme të lëvizshmërisë urbane.

Në periudhën nga data 16 deri më 22 shtator në suaza të kësaj Jave u organizuan shumë ngjarje - u mbajtën disa onlajn punëtori me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme për të promovuar masat për arritjen e  lëvizshmërisë të qëndrueshme urbane, dhe u organizuan disa aktivitete për promovimin e zhvillimit të rrjetit të shtigjeve të biçikletave dhe këmbësorëve në qytet, i cili po rritet mesatarisht për rreth 14 km në vit, kështu që rrjeti i biçikletave në Shkup këtë vit ka tejkaluar 110 km.

Këtë vit, tema e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë është "Të sigurt dhe të shëndetshëm me lëvizshmëri të qëndrueshme", ndërsa në shënimin e saj u përfshinë mbi 2.700 qytete nga mbi 50 shtete nga Evropa dhe bota.

Fushata e këtij viti, e organizuar nën moton "Lëviz qëndrueshëm, qëndro shëndetshëm", ka për qëllim të nderon përballjen me pandeminë KOVID-19 dhe të hedhë një dritë  ndryshe mbi mundësitë që dolën nga kjo krizë e paparë shëndetësore deri më tani. Qytetet në të gjithë botën krijuan përgjigje kreative ndaj pandemisë, prandaj këtë vit, Java Evropiane e Lëvizshmërisë kremton qëndrueshmërinë e qyteteve dhe arritjet e tyre në përpjekje për ta tejkaluar krizën me sa më pak pasoja.