STRATEGJIA ME PLAN AKSIONAR PËR ZHVILLIMIN E KULTURËS TË QYTETIT TË SHKUPIT PËR PERIUDHËN 2021 – 2030 22.9.2021

Këshilli i qytetit ë Shkupit në seancën e sotme të 74-ët do të debatojë në lidhje me  Strategjinë  me plan aksionar për zhvillimin e kulturës të Qytetit të Shkupit për periudhën 2021 – 2030.

Përpilimi i Strategjisë është bërë në bashkëpunim me ekipin e „Shkupi Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028“, ndërsa në proces u përfshinë edhe një numër i madh bashkëpunëtorësh të pavarur dhe ekspertë.

Propozim-Strategjia me plan aksionar për zhvillimin e kulturës të Qytetit të Shkupit për periudhën 2021 – 2030 në vetvete përmban konceptin e „zhvillimi i decentralizuar i solidaritetit “ që është baza ideore e zhvillimit të kësaj strategjie. Koncepti  i „ zhvillimi i decentralizuar i solidaritetit “ në, dhe nëpërmjet kulturës bazohet në parimet kryesore të kësaj strategjie: solidaritet, barazi, përfshirje, pjesëmarrje, demokratizim, qasje, liri e të shprehurit, avancim i kushteve profesionale për punë dhe zhvillim i potencialeve kreative dhe socio-ekonomike nëpërmjet kulturës. 

- Solidariteti në vetvete përmban narrativën e përkujdesjes, dhe ne qytetarëve të Shkupit na ndihmoi ta ndërtojmë këtë qytet. Solidariteti përcaktoi identitetin e ri të qytetit si pjesë të një konteksti më të gjerë ndërkombëtar, që sot në kushtet e një krize pandemie globale forcoi vendosmërinë për të qenë parimi kryesor mbi të cilin do të bazohet kjo strategji. Gjithashtu, solidariteti është një nga parimet kryesore mbi të cilin do të ndërtohet edhe kandidatura e Shkupit për titullin Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028 (në tekstin e mëtejshëm: KEK 2028) dhe është një nga qëllimet e kësaj strategjie – thuhet në hyrjen e Strategjisë.

Një pjesë e madhe e Strategjisë i kushtohet ndjekjes së realizimit të aktiviteteve, si dhe përshtatjes së tyre dhe ndryshimit me ndryshimin e kushteve në terren.

- „Fundi i hapur“ i kësaj Strategjie jep mundësi që të rishikohen qëllimet, masat dhe aktivitetet në çdo tre vjet, për arsye se, sipas analizave tona, krizat, si dhe decentralizimi do të sjellin ndryshime të paparashikuara të cilat do të ripërcaktojnë nevojat e sektorit, kështu që rishikimi i qëllimeve strategjike në çdo tre vjet do t’u përgjigjet ndryshimeve dhe nevojave që do të shfaqen si rezultat i këtyre ndryshimeve. Ky është rekomandim i ekipit të strategjisë, i cili është plotësisht i bindur se një qasje e tillë do ta bëjë strategjinë “vitale”, domethënë nuk do të jetë vetëm një dokument  i radhës, por do të jetë bazë dhe udhërrëfyes i punës në sektorin e kulturës gjatë krijimit të përmbajtjeve për qytetarët dhe vizitorët e qytetit. Me një qasje të tillë, nëpërmjet mundësimit të përshtatjes së saj, strategjia ka si synim të bëjë ndryshime në sektorin e kulturës në qyet, në institucione, por edhe në Sektorin e Kreativitetit Kulturore (SKK), si dhe në komunat dhe në çdo pjesë të qytetit, nëpërmjet përfshirjes dhe bashkëpunimit me të gjitha palët e interesuara, jo vetën nëpërmjet përpilimit të strategjisë, por edhe në zbatimin, ndjekjen dhe vlerësimin e saj. Ekipi i përpilimit të strategjisë propozon angazhimin e një ekipi ekspertësh të jashtëm nga Qyteti për ndjekjen dhe vlerësimin e strategjisë, por edhe për përshtatjen e saj ashtu siç është propozuar – thuhet në Strategji.

Në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të debatohet edhe për planet e punësimit në ndërmarrjeve publike dhe institucioneve publike për vitin 2022, raportet për punën e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit për vitin 2021, informacionin për regjistrimin në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit për vitin 2021, si dhe programet për punën e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit për vitin 2022.