Takimi i parë i Trupit Koordinues të Kryetarëve të Komunave të Qytetit të Shkupit 22.11.2021

Koordinimi i aktiviteteve të komunave në qytetin e Shkupit me theks të veçantë në reagimin më të shpejtë ndaj kërkesave të qytetarëve dhe aksioni për pastrimin e deponive të paligjshme ishin temat për të cilat diskutuan dhjetë kryetarët e komunave të Shkupit me kryetaren e Qytetit të Shkupit.

„Sot për herë të parë pas një periudhe më të gjatë u mblodh Trupi Koordinues i Kryetarëve të Qytetit të Shkupit që në periudhën e kaluar ishte lënë mënjanë si praktikë nga ana e kryetarit të mëparshëm. Trupi Koordinues do të thërritet në përputhje me Ligjin të paktën njëherë në muaj, dhe nëse është e nevojshme edhe disa herë me qëllim kryesor gjetjen e zgjidhjeve konkrete për problemet që qytetarët i konsiderojnë si prioritet", theksoi në takim kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

Deri në seancën e ardhshme do të përgatitet edhe një plan veprimi me afate konkrete dhe do të fillohet me realizimin e tyre, dhe me çdo koordinim plani do të plotësohet në mënyrë adekuate sipas gjendjes në terren. Në ndërkohë do të përgatitet plani për hapjen e debatit në lidhje me Planin e Përgjithshëm Urbanistik dhe vënien në funksion të Këshillit të Gjelbër të Qytetit të Shkupit.

„Është e domosdoshme që të bashkëpunojmë të gjithë me qëllim zgjidhjen më të shpejtë të problemeve, disa prej tyre të ndërlidhura me komunat, prandaj është i domosdoshëm edhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta. Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjelltë do të arrijmë zgjidhje të shpejta", shtoi Arsovska.

Trupi Koordinues i Kryetarëve të Komunave nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, në përputhje me Ligjin, vepron në interes të qytetarëve, dhe në seanca shqyrtohen çështje me interes të përbashkët të komunave nën kompetencat e Qytetit të Shkupit dhe do të gjenden zgjidhje të shpejta dhe efikase. Në seancë morën pjesë të 10 kryetarët e komunave nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, përkatësisht Gjorçe Petrov, Saraj, Karposh, Çair, Gazi Baba, Butel, Shuto Orizari, Kisela Voda, Aerodrom dhe Qendër.