
Njoftim nga vizita e kryetares Arsovska në NP “Parkingu i Qytetit” 23.1.2023
Sot, së bashku me drejtorin e NP “Parkingu i Qytetit”, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, inspektoi punën e ndërmarrjes, e cila për vitin e kaluar shënoi suksese financiare të konsiderueshme, projekte dhe aktivitete të shumta për të siguruar vetë-qëndrueshmërinë e ndërmarrjes.
Sipas raporteve financiare të ndërmarrjes, ajo ka shënuar rezultate të rëndësishme me pothuajse dyfishimin e të ardhurave në tremujorin e katërt të 2022, krahasuar me një vit më parë.
NP "Parkingu i Qytetit" vitin e kaluar, si realizim i masave të programit “Për Shkupin Modern”, uli çmimet për shërbimet e parkimit në parkingjet zonale në qytet për 25 për qind, dhe në të njëjtën kohë konsolidoi punën financiare dhe rriti pagat e të punësuarve.
Fokusi mbetet në përmirësimin e sigurisë në trafikun rrugor nëpërmjet mënjanimit të mjeteve që bllokojnë korsitë e këmbësorëve dhe biçikletave, si dhe kujdesin për mjedisin, duke parandaluar parkimin në zonat e gjelbra.
Për këtë vit NP “Parkingu i qytetit” planifikon të sigurojë 1.350 vende parkimi të reja, si dhe të fillojë projektin për ndërtimin e parkingjeve montuese.
Po fillojmë me zbatimin e projektit për digjitalizimin e plotë të parkingjeve, i cili është në fazën fillestare. Të gjitha parkingjet në qytetin e Shkupit po pastrohen, rikonstruktohen dhe shënjohen në mënyrë aktive dhe vazhdojmë me aksionin për mirëmbajtjen e rregullt të infrastrukturës dhe objekteve të NP “Parkingu i Qytetit”.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK