APLIKONI NË GARËN NDËRKOMBËTARE "KUPA E BIZNESIT KREATIV MAQEDONIA E VERIUT 2021" 23.4.2021

Qyteti i Shkupit i fton sipërmarrësit që punojnë në fushën e kulturës dhe industrive krijuese - arkitekturë, zejtari, dizajn, teknologji të përvojave, modë, film, gastronomi, lojëra kompjuterike, 3D, lodra dhe lojëra, etj, të paraqiten në garën ndërkombëtare" Kupa e Biznesit Kreativ Maqedonia e Veriut 2021". Bëhet fjalë për garë ndërkombëtare për ide, produkte ose shërbime inovative të biznesit nga industritë krijuese që kanë potencialin të rriten në nivel global. Organizohet çdo vit në më shumë se 70 vende dhe për herë të parë zhvillohet në vendin tonë nën patronazhin e Creative Business Network (CBN), dhe mbështetet nga Qyteti i Shkupit.

Thirrja është e hapur deri më 04.05.2021.

Kupa e Biznesit Kreativ Maqedonia e Veriut do të mbahet më 21 maj kur 10 finalistë të përzgjedhur nga të gjitha aplikacionet do të ftohen të paraqesin biznesin e tyre para një jurie të përbërë nga ekspertë vendas dhe të huaj, investitorë dhe sipërmarrës. Paraprakisht, finalistët do të ftohen të marrin pjesë në akademi online ku ata do të punojnë me ndihmën e mentorëve për ta përgatitur prezantimin e tyre për Kupën, dhe njëherit do të fitojnë njohuri për të zhvilluar modelet e tyre të biznesit dhe strategjitë e rritjes. Gjatë akademisë, finalistët do të kenë mundësinë të jenë pjesë e disa sesioneve tematike me folës nga brenda dhe jashtë vendit.

Fituesi i Kupës Kombëtare do të fitoj vend në Programin Global akseleratore, do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në Finalen Globale 2021 dhe do të fiton biletë në Forumin Industrial BRIGHT në Kopenhagë në Qershor. Ekipet e vendit të dytë dhe të tretë do të fitojnë biletë për të marrë pjesë në Finalen Globale 2021 dhe mundësinë për t'u takuar dhe lidhur me sipërmarrësit, investitorët dhe mentorët nga mbi 80 vende të ndryshme.

Për shkak të rrethanave të veçanta këtë vit, Kupa Kombëtare 2021 do të jetë plotësisht virtuale - mundësi për t'u ndjekur nga partnerë të rrjetit nga 70 vendet e tjera!

Më shumë informacion në lidhjet e mëposhtme:

https://www.innovationlab.mk/creative-business-cup-north-macedonia-2021/ https://www.f6s.com/creative-business-cup-north-macedonia-21/apply

https://www.facebook.com/events/2782189722043620/?

acontext=%7B%22event_action_history%22%3A[%7B%22mechanism%22%3A%22your_upcoming_events_unit%22%2C%22surface%22%3A%22bookmark%22%7D]%7D