U themelua Federata e Shkollave Hoteliere-Turistike me seli në Shkup 23.5.2023

Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit “Llazar Tanev” është nikoqire e konferencës ndërkombëtare për bashkëpunim me shkollat e mesme të hotelerisë dhe turizmit nga Ballkani.

SHMQSH "Lazar Tanev" si një nga themeluesit, iniciatorët dhe organizatorët, nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, për herë të parë themeloi Federatën e Shkollave Hoteliere-Turistike me seli në Shkup.

- Bashkëpunimi ndërkombëtar i shkollave të mesme është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së mësimit praktik nëpërmjet shkëmbimit të praktikave dhe përvojave të mira dhe nxënësit kanë mundësi të fitojnë aftësi dhe njohuri të reja për të qenë të suksesshëm në profesionin e tyre të ardhshëm. Qyteti i Shkupit vazhdimisht përpiqet të mbështesë projekte për promocionin e arsimit të mesëm profesional, gjë me të cilën do të përmirësohen kapacitetet për mbajtjen e mësimit praktik dhe avancohen njohuritë dhe aftësitë e nxënësve - theksoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në fjalën përshëndetëse.

Në konferencë u shkëmbyen përvoja, praktika të mira nga procesi arsimor dhe mësimi praktik, si dhe u dakorduan aktivitetet e ardhshme për bashkëpunim të ndërsjelltë mes pjesëmarrësve, të cilët prezantuan aktivitetet e shkollave të tyre. Federatës iu bashkuan përfaqësues të shkollave të mesme nga 12 shtete.