JU FTOJMË NË PROJEKSIONIN FILMIK “ÇLIRIMI I SHKUPIT ′′ 23.8.2021

Qyteti i Shkupit shënon 80 vjetorin e themelimit të aradhës së parë partizane të Shkupit Qyteti i Shkupit i fton qytetarët në shënimin e 80 vjetorit të themelimit të Aradhës së Parë Partizane të Shkupit (22 gusht 1941-22 gusht, 2021) që do të mbahet sonte, para Monumentit në Karposh 3.

Programi me rastin e shënimit të kësaj date të rëndësishme në historinë tonë të fundit do të fillojë në orën 19 me vendosjen e luleve para Monumentit, pastaj vijon projeksioni filmik “Çlirimi i Shkupit ", me regji të Rade dhe Danillo Sherbexhija.

Aradha e parë partizane e Shkupit paraqet trungun e lëvizjes së organizuar çlirimtare të popullit në Maqedoni, e cila pastaj ndiqet nga çetat partizane të Prilepit, Kumanovës, Shkupit të dytë, Velesit, Manastirit ... brigadave, batalionit "Mirçe Acev", deri në divizionet dhe trupat. Në radhët partizane kishte 42 partizanë, 17 prej të cilëve humbën jetën gjatë luftës, dhe tre prej tyre - Aleksandar Urdarevski, Rade Jovçevski -Korçagin dhe Boro Petrushevski u shpallën heronjë kombëtarë.