FILLOI RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS BIHAÇKA 23.9.2019

`

Ekipet e Qytetit të Shkupit sot e filluan rikonstruksionin e rrugës dhe një pjesë të trotuareve në rrugën Bihaçka dhe rrugën Cërniçe, ndërmjet komunave Qendër dhe Kisella Voda. Kjo rrugë do të riparohet në gjatësi prej 810 metra, në pjesën nga kryqëzimi te nënkalimi e deri te rruga Vostaniçka. Sot, kryetari Petre Shilegov dhe kryetarët e komunave Qendër dhe Kisella Voda, Sasha Bogdanoviç dhe Filip Temelkovski, i mbikëqyrin punimet ndërtimore në këtë rrugë

 

-  Rikonstruksionet e të gjitha rrugëve këtë sezon ndërtimor i përfundojmë në një periudhë të shkurtër kohore, sepse për ne është imperativ që infrastruktura e cila është anashkaluar ta sjellim në rend dhe të krijojmë kushte për trafik të sigurt. U bëj thirrje qytetarëve që në baza ditore të ndjekin informatat për regjimin e përkohshëm të trafikut të cilat i publikon Qyteti i Shkupit dhe ta respektojnë sinjalizimin rrugor - tha Shilegovi.

 

Punimet ndërtimore në rrugën Bihaçka parashikohet të përfundojë brenda 30 ditëve. Për rikonstruksionin e kësaj rruge Qyteti i Shkupit do të shpenzojë rreth 9 milion denarë.