Sot u pastrua deponia e egër prej 2000 metra katrorë në Lisiçe të epërme, u mblodhën 250 metra kub mbeturina 23.1.2022

Qyteti i Shkupit vazhdon me pastrimin intensiv të deponive të egra në qytet. Sot, në shtratin e lumit Vardar në vendbanimin Lisiçe në Komunën e Aerodromit afër urës hekurudhore, shërbimet e Qytetit të Shkupit me dhjetëra kamionë dhe mekanizim, me sukses pastruan një deponi të egër përgjatë kejit.

Bëhet fjalë për sipërfaqe të pastruar prej 2000 metra katrorë, ku janë grumbulluar 250 metër kub mbeturina, mbeturina të rënda dhe mbeturina ndërtimore. Kryetarja Arsovska e mbikëqyri punën, ndërsa u theksuan edhe lokacione të tjera ku nevojitet intervenimi i shërbimeve të Qytetit dhe ndërmarrjeve publike.

Qyteti i Shkupit i inkurajon qytetarët që t’i raportojnë deponitë e egra, me qëllim eliminimin e tyre dhe për të parandaluar mundësitë e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujit, gjë e cila ndikon drejtpërdrejt në largimin e njërit prej shkaqeve që kontribuon në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Shkupit.