
QYTETI I SHKUPIT DO TA VAZHDOJË BULEVARDIN BORIS TRAJKOVSKI NË DRAÇEVË 23.2.2021
Këshilli i Qytetit të Shkupit sot miratoi Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021, me të cilin parashikon vazhdimin e ndërtimit të bulevardit Boris Trajkovski në Draçevë.

Bëhet fjalë për një projekt infrastrukturor kapital me të cilin do të vazhdohet zgjidhja bulevardeske në pjesën nga hyrja në lagjen Pintija në Draçevë, në gjatësi prej mbi 2 km. Në këtë pjesë, kjo rrugë do të rikonstruktohet dhe zgjerohet, me çka do të shndërrohet në një bulevard modern me 4 korsi rrugore, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta, ndriçim publik modern me efikasitet energjetik, si dhe infrastrukturë shtesë komunale.
Me ndërtimin e kësaj faze të bulevardit Boris Trajkovski, Shkupi do të fiton edhe një rrugë tjetër të re, moderne, e cila do të rrisë dukshëm sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, do ta zvogëlojë ndotjen e ajrit dhe do ta rrit rrjedhën e trafikut në këtë pjesë të qytetit.
Ky projekt kapital do të jetë veçanërisht i rëndësishëm për rreth 70,000 qytetarë nga Kisella Voda, Draçeva, Pintija, Lisiçe, Studeniçani dhe vendbanimet përreth të cilët do të mund të udhëtojnë më sigurt dhe më të lehtë, dhe do të ketë përfitim të madh edhe zona industriale e vendosur në këtë pjesë të qytetit
- ВЕСТИ
- 05.03.2021 - QYTETI I SHKUPIT RREGULLOI KUART TË RI TË GJELBËR NË AERODROM
- 04.03.2021 - PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 162 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE
- 01.03.2021 - GJATË FUNDJAVËS PARKINGUN NË VODNO E SHFRYTËZUAN 564 AUOTOMJETE
- 01.03.2021 - ZAEVI DHE SHILEGOVI PREZANTUAN PROJEKTIN PËR RIKONSTRUKSIONIN E SALLËS UNIVERZALE
- 26.02.2021 - AKSION I MADH PËR PASTRIMIN E BREGUT TË LUMIT VARDAR NË GJORÇE PETROV
- 25.02.2021 - PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 207 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE
- 25.02.2021 - SHILEGOV: BANORËT E SHKUPIT DO TË FITOJNË HAPËSIRË PUBLIKE NË BREGUN E LUMIT VARDAR "13 NËNTORI"
- 24.02.2021 - QYTETI I SHKUPIT - QYTET I BARABARTË GJINOR
- 24.02.2021 - TAKIM PËR NEVOJËN E REFORMAVE NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL
- 23.02.2021 - QYTETI I SHKUPIT DO TA VAZHDOJË BULEVARDIN BORIS TRAJKOVSKI NË DRAÇEVË