Apostoloski: Kallëzim penal për udhëheqjen e mëparshme për ueb-faqen e paguar 75 mijë euro 23.2.2022

Udhëheqja e mëparshme e Qytetit të Shkupit ka paguar një vlerë enorme mbi 75.000 euro për përgatitjen e Ueb Portalit Zyrtar të Qytetit të Shkupit, i cili asnjëherë nuk ka funksionuar plotësisht, gjegjësisht Qyteti ka paguar një vlerë më të madhe se ajo reale për këtë lloj shërbimi i cili nuk është realizua siç ishte planifikuar.

Qyteti i Shkupit depoziton kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe punë të pandërgjegjshme në shërbim për të punësuar të mëparshëm dhe aktualë në Qytetin e Shkupit, kundër ish-sekretares së përgjithshme të Qytetit të Shkupit, Viktorija Avramovska Madiq, ish-ndihmës drejtuesit të Sektorit për Mbështetjen e Kryetarit të Qytetit të Shkupit, Valon Salihu, drejtuesit të seksionit për infrastrukturën TIK, Nikola Trajkovski, si dhe bashkëpunëtorit të lartë në seksionin për koordinimin e aktiviteteve të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Vlatko Vasilj.

Përkatësisht, Viktorija Avramovska Madiq nga Shkupi në cilësinë sekretare e Qytetit të Shkupit, duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e saj zyrtar në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2020, ka konfirmuar se është realizuar plotësisht marrëveshja për përgatitjen e Portalit Zyrtar të Qytetit të Shkupit me migrimin e të dhënave ekzistuese dhe Platforma digjitale për ndërlidhje dhe menaxhimin me përmbajtjet e Ueb-it dhe duke vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në kryerjen e kompetencave dhe detyrave të saj, ka konfirmuar se është kryer dorëzimi i platformës dhe përshtatja e portalit se cilat aktivitete janë lëndë e realizimit marrëveshjes së lidhur edhe pse e ka ditur se IBM ESB nuk është dërguar.

Gjithashtu, nuk është kryer migrimi i plotë i të dhënave nga ueb-faqja ekzistuese e Qytetit të Shkupit dhe nuk është dorëzuar portali, gjë për të cilën personat e tjerë të denoncuar  me nënshkrimet e tyre kanë konfirmuar se fazat individuale të projektit janë përfunduar dhe dorëzuar, edhe pse e dinin se nuk ishin dorëzuar dhe se marrëveshja nuk ishte realizuar plotësisht.

Të denoncuarit Nikola Trajkovski, Valon Salihu dhe Viktorija Avramovska Madiq, duke shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare, megjithatë kanë nënshkruar dhe kanë miratuar pagesën e vlerës së përgjithshme të kontratës në vlerën enorme prej 4.717.640 denarë ose mbi 75.000 euro për një shërbim që nuk është kryer plotësisht dhe dorëzuar Qytetit të Shkupit në përputhje me marrëveshjen, dhe në këtë mënyrë të denoncuarit kanë mundësuar përfitime financiare për person tjetër duke dëmtuar Buxhetin e Qytetit të Shkupit.